Fondacioni “Biberaj” nderohet në SHBA për ndihmën ndaj studentëve shqiptarë

19 Dhjetor 2022, 09:22Sociale TEMA

 

Fondacioni “Biberaj” nderohet në SHBA për ndihmën

Një organizatë e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nderuar me çmim “Fondacionin Biberaj”, për mbështetjen që ai i ka dhënë shumë studentëve për të studiuar në Universitetet më të rëndësishme në SHBA.

Fondacioni “Biberaj”, është një organizatë non profit i familjes së gazetarit dhe veprimtarit të njohur shqiptaro amerikan, Elez Biberaj, një drejtues i lartë i Radios Zëri i Amerikës. Elez Biberaj, ka qenë për vite me radhë drejtues i seksionit shqip të Zërit të Amerikës, sidomos gjatë ndryshimeve të mëdha në Shqipëri e Kosovë, e sot është një drejtues senior i medias së fuqishme publike të SHBA-së, e cila është audiovizive dhe online përveçse radio.

Në njoftimin e bërë në faqen e saj zyrtare, American Councils for International Education, thekson se “Jemi krenar për të prezantuar  Çmimin tonë për Vizionin 2022”, i cili i është dhënë Fondacionit “Biberaj”.

Çmimi nderon organizatat ose individët që japin kontribute të rëndësishme dhe një angazhim të jashtëzakonshëm për arsimin ndërkombëtar. Ashtu si Fondacioni “Biberaj”, fituesit e çmimeve shërbejnë si frymëzim për komunitetin duke shtuar mundësitë që studentët të gjejnë përvoja të reja mësimore dhe zhvillimi profesional”.

Në njoftimin e ACIE, theksohet se “Fondacioni Biberaj ofron mundësi arsimimi për studentët me prejardhje shqiptare që jetojnë në Ballkan për të përfituar bursash studimi në programet më të mira universitare dhe pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2017, Fondacioni ‘Biberaj’ filloi bisedimet me ACIE dhe Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) për t'u ofruar profesionistëve të rinj shqiptarë dhe liderëve të ardhshëm një mundësi unike për diploma master dhe praktika në një sërë fushash, duke përfshirë bujqësinë, administrimin e biznesit , shkenca kompjuterike, shëndetin publik dhe administratën publike përmes programit MIP.

Çmimi i është dorëzuar Buta Biberajt, e cila ka punuar për një kohë të gjatë si Prokurore në shtetin e Virxhinias. E cila pasi falenderoi American Counscils for Internacional Educations, e shtoi se “Shpresa e familjes sonë është që studentët shqiptarë që përfitojnë nga këto bursa do të marrin më të mirën nga Amerika, ta sjellin atë në Shqipëri, ta mbjellin, ta shohin të rritet dhe më pas të vlerësojnë atë që bën për pjesën tjetër të kombit.”

Deri më sot, fondacioni ka financuar 32 studentë që kanë studiuar në universitete të njohura si “New York University” , “Cornell University”, “Bentley University”, “Brandeis University”, “Minesota University”, “Syracuse University”, “Vanderbilt University” dhe University of North Carolina Chapel Hill .

Duke folur për ndikimin e programit, Zëvendës Presidentja Ekzekutive e ACIE, Lisa Choate, tha, “Organizata jonë është me fat që kanë partnerë të jashtëzakonshëm sa Fondacioni ‘Biberaj’. Kontributi i tyre ka krijuar mundësi shumë të rëndësishme për profesionistët e rinj, të përkushtuar ndaj zhvillimit të ardhshëm të Shqipërisë.”

Ndërkaq, Buta Biberaj theksoi në përfundim të fjalës së saj se “Familja jonë është shumë e përkushtuar ndaj asaj që mund të bëjmë për të qenë në gjendje të kontribuojmë si për Amerikën ashtu edhe për Shqipërinë dhe jemi gjithashtu shumë të nderuar që jemi pjesë e kësaj mundësie të mrekullueshme”.

TemA

2 Komente

  1. l
    leko

    Ndreojne nje ndyresire si Biberajn qe eshte perkrahesi me i madh i Sali NON GRATES.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pt'huuuu rracë hajdutash dhe tradhetarësh.

      Fondacioni që mban emrin e ketij shkerdhatës së UDB-së, është dhe quhet në të vertetë, "Fondacioni UDB - Byberaj - FSB", të cilët pregatisin me metoden Serbo-Ruse, dirigjuesit e ardhëshëm të pushtetit në Shqiperi, gjoja po pregatisin "eliten" e shkolluar dhe intiligjente Shqiptare. Kjo metodë, për të formuar skuadren e ardhshme politike Shqiptare, të spihunjve të shitur tek Serbia dhe Rusia, nëpërmjet një "fondacion humanitar", është e njëjta metodë, që Rusët perdorën me grupin e studentëve të universitetit të Kembrixhit në Londer në vitet e pas luftës së 2-të boterore, ku bënte pjesë Kim Filbi and Co. Pra, ty Elez Biberuci, të dhjefsha mutaqet, dhe jua shkerdhefsha rracen e mutit si ty ashtu edhe hallës dhe nënës tënde, që quhen UDB-ja dhe FSB-ja.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje