Jetmira Delia-Kaci
Vila e ish-diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, tashmë u përket artistëve.
Përurimi i saj u bë më herët këtë muaj.
Të gjitha ambientet e vilës trekatëshe u përshtatën, për t’iu shërbyer artistëve jo vetëm shqiptarë, por nga e gjithë bota, për projektet e tyre të ndryshme.
Për realizimin e kësaj nisme, rreth dy vjet më parë u firmos marrëveshja mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Fondacionit francez, Art Explora.
Ceremonia e nënshkrimit u ndoq atëkohë edhe nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Artistët do të mund të jetojnë në shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha, i cili për rreth 5 dekada imponoi censurë të fortë ndaj artit.
Vila 31 në qendër të Tiranës ka më shumë se njëqind dhoma.
Pas rënies së komunizmit në Shqipëri më 1992, dyert e saj u mbyllën, ndërsa për fatin e saj ka pasur diskutime të ndryshme - nga shndërrimi në muze deri te shembja.
Restaurimi ka ruajtur gjithçka ashtu siç e kanë lënë diktatori dhe bashkëshortja e tij, Nexhmije Hoxha.
Pllakat, parketi, mobiliet, orenditë në mur dhe në ndërtesë janë po ato.
Salloni, dhomat e ndenjes, të gjumit, të pritjes së miqve, studiot dhe zyrat e punës e të mbledhjeve janë përshtatur për artistët.
Brenda vilës në katin e parë ka edhe një kinema të vogël, ku artistët mund t’i vënë në skenë shfaqjet e tyre, apo mund të zhvillojnë tema të ndryshme diskutimi.
Përveç për artistët, kinemaja do të ketë program edhe për publikun.
Po në katin e parë, ku ka pasur edhe një pishinë, hapësira do të përdoret për performanca dhe ekspozita të artistëve rezidentë, por edhe të komunitetit të artistëve në Tiranë.
Vila ka labirintet e saj dhe shpesh është vështirë të orientohesh.
Dekorimi i saj është bërë në vitet 1970 me objekte të prodhuara në vitet ‘30.
Muret janë rilyer, mobiliet janë riparuar, qilimat janë pastruar dhe është ndërthurur ndarja e re e studiove të artistëve me organizimin e vjetër familjar.
Bisej Kapo nga Art Explora thotë se mobiliet e reja të dizajnuara nga dizajnerë të kombësive dhe kulturave të ndryshme, kanë të përbashkët një formë logjike të linjës dhe konceptit, dhe një kontrast të fortë me bollëkun vizual të vendit historik.
“Ky shndërrim i vilës së ish-diktatorit në një hapësirë arti i vendos artistët në pozitën e aktorëve të vërtetë të transformimit social dhe historik”, thotë Kapo, drejtuese e zhvillimit dhe monitorimit administrativ në Art Explora.
Shtatë artistët e parë - 3 nga Shqipëria dhe 4 të tjerë nga Italia, Franca, Japonia dhe Ukraina - kanë nisur punën në projektet e para.
Gerta Xhaferaj është njëra prej tyre dhe tregon për Radion Evropa e Lirë përjetimet e saj të të bërit art brenda vilës së ish-diktatorit.
“Po bëj kërkime për tunelet që lidhin Vilën 31 me aeroportin dhe me zonën ushtarake në Dajt. Tunelet janë simbol i fuqishëm i asaj që fshihet, nga ajo që kemi trashëguar. Dua të zbuloj mbi ekzistencën e tyre dhe nëse mund të bëj një ndërhyrje artistike me dritë dhe zë brenda në tunele. Kam dëgjuar për to 12 vjet më parë nga pedagogët e Arkitekturës dhe tashmë është koha të zbuloj vetë për to”, thotë Gerta.
Si vajzë Tirane thotë se ka pasur gjithmonë kuriozitet për vilën ku ka jetuar ish-diktatori.
Në familjen e saj diskutimi për komunizmin ka qenë tabu, për faktin se nuk ka qenë ndonjë periudhë e lavdishme për vendin, por edhe për shkak të pasojave që ka lënë te familja e saj.
Gerta thotë se tani është koha që të zbulojë vetë shumë gjëra për atë periudhë.
“E kam parë vilën para restaurimit dhe tani pas kësaj faze jam brenda saj, duke punuar për projektin tim. Ky vend tani ka tjetër aromë. Dinamika që krijohet mes artistëve, është e veçantë”, sipas saj.
“Vila është e madhe dhe kemi vetëm shtatë ditë që kemi nisur rezidencën... Ende mund të humbasësh në këtë hapësirë, është si labirint”, tregon Gerta.
Ajo ka diplomuar në Degën e Arkitekturës në Tiranë në vitin 2017.
Më pas ka punuar në profesionin e saj, por gjithnjë ka ndierë se i mungon hapësira për të shprehur veten, ndaj ka vendosur të bëjë një master në Zvicër, në fushën e artit.
Ajo thotë se transformimi i shpejtë i Tiranës i pëlqen nga njëra anë, porse, nga ana tjetër, është e dëshpëruar që zhvillimi i vrullshëm “disi e ka dëmtuar historinë e monumentet”.
Shenjë tek ajo ka lënë shembja e Teatrit Kombëtar.
Si artiste, ajo ka dëshiruar shumë që ajo ndërtesë të restaurohej dhe ta ruante origjinalitetin e saj.
Gerta thotë se projekti që sapo ka nisur në Vilën 31, do t’i mundësojë më shumë njohje dhe bashkëpunime me artistë nga e gjithë bota, e gjithashtu do të jetë e lumtur t’u tregojë atyre Tiranën, historinë dhe natyrën e saj.
Në kuadër të rezidencës, artistëve u sigurohet nga Art Explora akomodimi, hapësira për punë, ekspozim, si dhe një grant për të mbuluar shpenzimet e jetesës dhe zhvillimit të projekteve të tyre artistike.
Për të prezantuar çdo artist rezident, do të organizohen Ditët e Studios së Hapur, kur do të shihen krijimet e bëra gjatë qëndrimit në vilë.
Studiues dhe kuratorë do të ftohen gjithashtu për rezidenca përkrah artistëve.
Aty ku dikur diskutohej dhe merreshin vendime kundër shfaqjeve të huaja, tani artistë vendas dhe të huaj do të shfaqin talentin e tyre.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë në përurimin e këtij projekti se ky edhe ka qenë qëllimi kryesor i tij.
“Që kjo hapësirë të përdoret për t’i bërë gjërat që Enver Hoxha do t’i kishte më shumë tmerr se çdo gjë tjetër. Kjo ka qenë, në fakt, motoja shtytëse në mendjen tonë. Nëse kishte diçka që e bënte tërësisht mizore diktaturën, ishte çdo shprehje e asaj që ata e quanin degjenerim modernist. Kjo do të jetë një shtëpi e degjenerimit modernist”, ka thënë Rama.
Epoka komuniste në Shqipëri nën Enver Hoxhën (1944 - 1985) ishte një periudhë e karakterizuar nga një regjim autoritar, me kontroll absolut mbi të gjitha aspektet e jetës.
Regjimi i tij ishte ndër më represivët në botë.
Me piktorin kryeminister, ky vend po perjeton nje sundimtar dhe me diabolik se Enver Hoxha vet, maskuar mbas fishekzjarreve dhe slloganeve boshe demagogjike.
Kjo vila do behet nje hale e madhe. Edhe ato pak orendi qe ka do ia shkaterrojne e vjedhin sic shkaterruan Pallatin e Kongreseve dhe sallat e konferencave te Piramides. Ia fali fondacionit te huaj qe te sjelle ca piktore medioker dhe ne kembim ti hape ekspozita me ato zhgarravinat qe ben ne zyre ne vende te tjera. Berisha fali e vodhi gjithe uzinat ky po i vjen pas e po fal gjithe drejtorine e sherbimeve qeveritare fondacioneve te huaja. Pastaj thote skemi zyra po do ndertojme kulla. Vend piratesh qe prej perandorise romake.
Nashti, ju popull demekrat dhe antikomunist i terbuar duhet te jeni te kenaqur pasi arti shqiptar, dhe ai boterror, do te njohin zhvillimin me te madh te mundur ne histori. Ja, ketu tek ish-shtepia e diktatorit do te behen pikturat me te arrira te botes, qe ua kalojne edhe atyre te Francesko Gojes, pasi do te behen nen shembullin e piktorit te gjitheditur, Lartmadhnise se tij, Mjekerrcjapit shumehajdut qe kemi krijeminister.pervec ekspozimit te pikturave, si ato te Zyres kryeministrore, do te kemi rastin te ekspozojme edhe koqe, picka e cicka nga me te ndryshmet, me dhe pa silikon, ashtu sic i ekspozonte dikur krijeministri ine i nderuar neper plazhet e Frances ne plazhet nudo. Me kete rast, do te rriten punesimi, pagat, mireqenia, harmonia dhe do te ulen korrupsioni dhe niveli i kriminalitetit. Mbas nje muaji, te gjithe shqiptaret qe e kane lene Shqiperine keto 30 vitet e fundit, do te kthehen te lumtur ne Atdhe. prisni dhe shikoni. Por, mos u deshperoni, sa te jene Rama, Salihi dhe Lala Gjoni.
Nuk ka kurrë 100 dhoma....
...duhej te ishte 10-15 kate qe te kishte 100 dhoma, dhe kjo "artistja" kungulleshke do te gjej tunelet qe ta cojne ne Dajt ose ne aeroport. Nje trushkulur me shume, si ata te Saliut qe thote Merua. Po Merua si gjeolog gazetar, veson se do jete ndonje tunel te pazbuluar dhe do ta zbuloj kjo aguridhja. Mjere Shqiperia me keta "intelektuale artiste" dhe gazetare qe shkruajne e botojne brockulla, sikur te kishin vdekur te gjithe ata qe studjuan e punuan ne vitet '70, kur eshte ndertuar vila. Te pakten Meros, aq serioz sa eshte, pavarsisht se eshte antikomunist, nuk duhej te lejoj ne gazeten e tij shtremberime. Carlos, edhe i lejohen se eshte italian dhe nuk i ben pershtypje ndryshimi i ngjyrave, shpesh te bardhes i thote pa pike turpi, e zeze, po Merua eshte aq serioz sa duket, pavarsisht bindjeve, ngjyrat i dallon.
Te thuash se vila trekateshe e Enverit ka 100 dhoma,nuk e beson njeri.
Sa nostalgji ka Mero, edhe pse kapitalizmi ja ndriçoi tullen!
Jetmira Delia-Kaci. Ajo vile nuk eshte e Enver Hoxhes, por e shtetit shqiptar, qe ia kishte dhene me qira. Enver Hoxha e ka shtepine ne Gjirokaster.
Shtepine ne Gjirokaster ja dhuroi shtetit qe kur ishte gjalle dhe u kthyhe ne muze. Enveri ishte pa shtepi dhe jetonte ne vilat qeveritare prone e shtetit. Familjes se vet nuk i la asgje dhe femijet pas 90 se bashku me gruan ngelen te pastreh. Nexhmija vdiq ne nje dhome tek ish pularia e Tiranes. Injorantet dhe sharlatanet mendojne vetem per te vjedh fondet dhe shpikin idiotsira si kjo qe thote ky palloshi yne kryeminister qe Enveri paska pat tmerr degjenerimin modernist por harroni qe Enveri shkollen e beri ne France. Te shikojne kullat dhe vilat e tyre.
Ta gezoni projektin madhor te ideuar ne bashkepunim me ish presidentin e Frances,rezidentences e artisteve ane e mbane botes, e suksese pa fund ne pune tuaj krijuese ne ambientet e kesaj vile Diktatoriale!!! Etj ,etj,,,por kam nje pyetje: A do te kesh mundesi kohore e reale ,pasi te mbarosh masterin e Phd ne Zvicer ,te thellosh studimet e tua ,e sebashku me artistet e botes ane e mbane Mbi vilat e rezidencat ne Shqiperi e ane e mbane botes te politikaneve Shqiptare post Diktatorit Hoxha??????? Mund te japesh nje pergjigje te sinqerte ??????? Te faleminderit
... dhe kjo si puna e Kadarese, qe "guxoi" e shkroi per pashallaret e kuq, dhe s'tha gjysem fjale per pashallaret blu, qe jane mijra here me shume se "pashallaret e kuq".
Vazhdon ti sherbeje shqiptareve si gjithmone .askush se trashegoi ,askush se vodhi ,u mbeti shqiptareve e tera mbi toke dhe nen toke .respekt per komandantin ,per sherbimin ringjalles te shqiperise dhe shqiptareve ,per emancimin gjigand shoqeror ,per rrugen qe shtroi drejt njohjes dhe konsolidimit te shtetit shqiptar .
E KA PATUR TË DOMOZDOSHME NJË UDHËHEQËS SI AI.POR TË NDERUAR DUHET TË DINI QË AJO NUK ISHTE PRONË PRIVATE SI AJO MADHËSHTORIA E GJIROKASTRËS.AJO ISHTE PRONË SHTETËDORE DHE PRANDAJ JU TË KENI TË QARTË,TË QARTË SE SA E VOGËL ËSHTË ME ATO TË POLIQËNËRVE TË PAS 1992 .LAVDI ATIJ BURRRRI TË KOMBIT.KUSHDO QË HA SOT SI I MAJTË EI DJATHTË JAN PA NDJENJË ATDHEDASHURIE.
Sikur te na tregonin vilat e tyre keta hajduter politikan.
Hajdut te qelbur qe vetem per te vjedhur e keni mendjen e nuk keni te ngopur. Vilat e Enverit thoni qe te vidhni pronen shtetrore ti ktheni ne rezorte e hotele. E njejta metode 35 vjecare fabrikat e uzina komuniste, ushtri komuniste, shkolla komuniste, vila e fusha sportive komuniste me qellim qe ti privatizojne e te vjedhin.
Lavdi patriotit dhe kriminelit legjendar qe vriste popullin e tij per nje fjale goje dhe i çonte ne pune me buke dhe qepe.
Mirë ua ka bërë,po këta të sodit,pas '90-tave a je i vetëdijshëm çka i kanë bërë Shqipërisë o " partizan"?
Lavdi dheheqese te pas 90 qe futen poulin te vritet me njeri-tjetrin
Emigrant Nuk e besoj qe ti te jesh emigrant ti je nje fare e keqe komuuutnisti ti je nje qorr ti je per ne psikiatri bastardi dhe bastardia qeniet me te keqia qe ka par njerzimi vran grabiten perdhunuan tre million shqiptar u shoft ajo fare bashk me ti bastard.
O Lumi,akoma nuk je thare ti ?!?!?
Ti gjithe keta krimba haleje qe shajne ate kohe, jane jashteqitja e kombit per ate kohe edhe per kete kohe,ai sistem ishte motoja e kohes,I mire I keq ne ate kohe lepiheshin te gjithe te ishin pak komuniste,dhe keta tru mykurit qe vjellin vrere, duhet te dijne se ai sistem, ai Enver, e gjeti miletin baraz me majmunet qe hanin me dore e flinin perdhe I beri njerëz, me shkolla e universitete me spitale e qytete, me moral njerzor te larte ,patriot e te ndershem,me nje ushtri qe te fuste friken , ku jane sot shqiptaret??!!!!ku e kane moralin,?!!!!ku perdit po nxjerrin ne rruge motren,gruan ,.....ku e kane patriotizmin,po jane kthyer ne jorgo,e xhuliano,...ku jane shkollat,ku e nis femijen ne shkolle e ta rrëmben,te dhunone e ta vret tjetri,tv pernate mbjellin vetem degjenerim,....etj, etj o ju shofte fara ju qe keni qene ferra neper kemb gjithome per kete populli,hi u befshi me keq se po bëheni.
Gabim beri Enveri qe coi shkollen edhe ne maje te malit dhe e beri Sali majmunin me shkolle
Por a e di ti kush e shan enverin me shume?te gjithe sahanlepirsit si saliu e co qe perfituan dhe nga barinj dhish u bene doktora e intelektual te ndryshem dhe duartrokisnin e ulurinin sa me shume per partine dhe shokun enver,jane keta maskarenj qe perfituan dje,po perfitojne sot,vetem me sharje jane milioner e me vila qe nuk kane te krahasuar me bllokmenet e djeshem
Te lumte Emigrand kane goje hajduteria te flasi per Legjenden Enver !
Te krahasosh vilen e Enverit ,ne fakt ishte e shtetit ,me keto vilat e sotme me banje edhe per mecen te vjen per te qeshur .Shqiperine e gjeti 800 mije banore dhe e coi ne 3 milion .Po sot ku jane shqiptaret .U premtua "ceku i bardhe" dhe ne fakt u mboll vetem varferi ,droge ,prostitucion dhe u shkaterrua dhe vodh gjithe pasuria kombetare
Shqiptaret kane ikur dhe do te ikin... secili nese deshiron te jetoje kete jete te vemte qe ka secili.... vetem duhet te iki ...Aty mund te jetojne vetem ata kriminele ish te djeshem dhe te sotem politikane qe kane vjedhur miliarda..... Kush do te jetoje aty si Skllave vetem per te paguar Taksat qe paguem Deputet lapanjoze legena qe as nuk ju Intereson te punojne per te miren e Popullit.....Sic punojne ne vendet e EU.... hatehere perse duhet ta Sklalveroni jeten e juaj dhe femijet e juaj , pa asnje prespektive per jeten....
Shqiptaret kane ikur dhe do te ikin... secili nese deshiron te jetoje kete jete te vemte qe ka secili.... vetem duhet te iki ...Aty mund te jetojne vetem ata kriminele ish te djeshem dhe te sotem politikane qe kane vjedhur miliarda..... Kush do te jetoje aty si Skllave vetem per te paguar Taksat qe paguem Deputet lapanjoze legena qe as nuk ju Intereson te punojne per te miren e Popullit.....Sic punojne ne vendet e EU.... hatehere perse duhet ta Sklalveroni jeten e juaj dhe femijet e juaj , pa asnje prespektive per jeten....
Po vilat e hajdutëve të Lalzit kur do kthehen në muze të shikojmë macen Sasha dhe kolltuku ku krimineli Sali lexon libra.
ka ardhur koha te themi Goldiktatori....Guxoni te shkoni te vilat e Sali Monstres qe jo vetem jane 100 here me te medha se kjo ku ka jetuar Enveri por dhe ruhet me 3 breza rojesh private...Berisha eshte monument mermeri qe anglo amerikanet i ngriten Enverit pas 1992...kete e vulosi dhe Edi Rama me te cilen Salihi fshin menderen ashtu si dhe me Kimen apo Spakun e leshit
Bashkohuni edhe njehere si dikur te gjithe sebashku, dhe merni rrugen ne cdo Vile qe kane keta kriminele.... por jo te dilni neper rruge duke Demostruar, dhe mbas Demostrimit te lagur si mijnte ne shtepi tek pjata e supes....atehere mbase ndryshon dicka ! Perndryshe Skllever do te ngelni gjithmone ! Litia fitohet duke rrezikuar, dhe duke humber dhe jeten mbase ! por jo sic dalin ca legena plehra Idiote dhe i shkojne nga mbfrapa Krimineleve si saliu me shoke !
Bashkohuni edhe njehere si dikur te gjithe sebashku, dhe merni rrugen ne cdo Vile qe kane keta kriminele.... por jo te dilni neper rruge duke Demostruar, dhe mbas Demostrimit te lagur si mijnte ne shtepi tek pjata e supes....atehere mbase ndryshon dicka ! Perndryshe Skllever do te ngelni gjithmone ! Litia fitohet duke rrezikuar, dhe duke humber dhe jeten mbase ! por jo sic dalin ca legena plehra Idiote dhe i shkojne nga mbfrapa Krimineleve si saliu me shoke !
Enveri ishte diktaor i hapur. Bente ato qe thoshte. Saliu eshte diktaor idjot. Eshte diktaor me jugun. Enveri ishte diktator me ide kurse Saliu eshte diktaor me krahinat. Do sulmonte Vloren, jo se vlonjatet ishin ndryshe nga pjesa tjeter e Shqiperise, por sepse ka teorine percaj e sundo. Enveri te fuste ne burg per agjutacion dhe propagande, kurse Saliu te hiqte nga puna sepse ishje jugor, pavaresisht se ishje demokrat. Pra perfundimisht, Enveri kish instiktin komunist, kurse Saliu instiktin e qenit qe kafshon kedo qe nuk eshte nga Vicidoli...Enveri do mbetet simbol qe tremb dynjane, kurse Saliu simbol qe qelb dynjane, tamam si halete qe nuk jane pastruar kurre. Prandaj prishi halete e Tiranes dhe i beri zura te PD-s se tij dhe dha urdher qe ne te permirnim ne Lane. Vertet Lana u qelb nga shurra dhe muti maloqian, por Saliu u ngrit si sfinksi perpjete pikerisht nga era e qelbur qe pushtoi Shqiperine. Eshte aq i qelbur qe veshtire se Shqiperia do e heq kete turp njerezor per shume kohe. I vetmi nga kampi komunist qe ka bere histori me eren e qelbur qe mbuloi Shqiperine...
Eshte e vertete qe vila e tij ishte e shtetit dhe mbeti e shtetit. Por ai dhe familja e tij do te bente mire te jetonte ne apartamentet ku jetonin qytetaret e tjere te Tiranes, ne rastin me te mire, dy dhoma e nje guzhine ( 65 m2 ). A predikonte ai dhe ideologjia qe aplikoi, barazi midis shtetasve ? Le te ishte edhe ai bashke me bashkepuntoret e ngushte, i barabarte me te tjeret. Dhe per te blere artikuj ushqimore apo industriale, le te bente ai dhe familjaret, rradha kilometrike si te gjithe qytetaret e tjere. Keshtu do te orientohej me mire per gjendjen e pergjithshme te vendit te vet dhe te banoreve te vendit. Ajo propaganda e cfrenuar ( "perralla per te rritur") do te ishte me pak e cfrenuar.
Vila e Enver Hoxhes u perket Artisteve??? Jo moj Kac Jetmira jo! Ajo vile u rregullua per nostalgjiket Enveriste qe ta kene ashtu para syve gjithmone e mos harrojne te hedhin voten qe ne ora 7 te mengjesit per ate qe ua beri kete nder, Enverit aktual Edver.
Të dhjeva vilën e hoxhës, para atyre vilave të Metës, berishës, e ramës. Në fund, doli se as vila sishte e hoxhës, kështu që mos hani mut kot, duke thënë vila hoxhës, si e përdori po, por nuk pat ndertuar për vete me parat e popullit, ashtu sikur platancione dhe komplekse vilash me mijra hektare, sot i ka berisha dhe Meta e mona që ja la e jëma dhe i jati, se kishin punuar në fermë????.
Enver Hoxha Ishte shume modern dhe modest ne krahasim me Qillotat me mut te Surrelit dhe lajthitjet e Plakut te Viqidolit ….12 vite Qillota me mut me miliarda euro dhe nuk ka uje 24 ore akoma ka gjysmen e kombit jashte dhe ka me shume te punesuar ne shtet sesa kishte Enveri.gjeja me e mire qe bere ishte qe ju qethi mjekrat mashtruesave te Fese dhe I beri Spiuna per nje shkrepese Pordhacet ….Shikoni Surratin e Qillotave me Mut dhe surratin e Sali kermes te Shikoni Surratin e Shqiperise sot….Fineca dhe fjala e Enverit kishin peshe Jo Podcast si Kur at duke u kapur si plakat e lagjes me komentues…Burri me I nderuar qe nxorri shqiperia kush e Shan ja Qinte prandaj e shajne ….Hani mutin e ushqimeve te skaduara dhe vdisni si Derra me kancer nga horrmonet se Ky Stan keto meriton
Reabilitimi i viles se ENVERI i paraprein Ringritjes te BUSTIT te ENVERI
Vilat e Envereve te rinj as qe numerohen dot
Mire eshte bere gjithcka. Por duhet ruajtur. Nderkohe, kot e quajne "vile", sepse me 100 dhoma, sa c'shkruhet ketu, me e sakte eshte te quhet "keshtjelle".
e para saliu eshte me diktator se enveri , ka vrare , vjedhur dhe i futi shqiptareve semundjen e hajdutdhekut qe do te jete shume e veshtire per tu sheruar . PRA me pak fjale saliun e keni me te keq se cdo udheheqes tjeter kriminel-hajdut
Disa qe e shane Enverin e kam nje pyetje: çfare pasurie i la familjes? Asnje gje. Tjetra pyetje: çfare pasurie i la Shqiperise? Nja 500 uzina e fabrika. Shkolla e spitale falas. Toka te sistemuara. Ushtri e armatime pa fund, etj etj etj!
Po po merruni ju me Enverin e objektet e Tij që ishin jo të Tij por të shtetit ,gjersa coftina Janullatos do të varroset në Shqipëri dhe varri i Tij do bëhet përmendore pelinigrazhi për Agimin e Art dhe nacionalistet e tjerë grek që thjesht e kanë gllabëruar Jugun e Shqipërisë në kuptimin më të gjër:Korçën,Gjirokastrën e POS të flasim për pjesë tjera ku qysh tani të shohin vëngër po fole shqip.Enveri kishte qenë lule çka na dolën Salo e Rama antishqiptar të përbetuar.
Vila,ka qene gjithmon prone shteterore dhe fjala Vila e Enverit eshte thjesht propagande.Sa per bemat e diktatures,e cila nuk e fshehu kurre,ka 35-vite qe flitete,ndoshta edhe me genjeshtra dihet. A ka sot bilanc shteti yne se cili eshte ndryshimi i prodhimit sot me ate te vitit 1989-t?Sa shqiptare jane denuar ne ate kohe (per politike apo krime) dhe sa jane denuar per krime ne keto 35-s vite?A eshte ndertuar ne keto vite ndonje veper (te reja se pershtatje ka)?Mjaftojne pak krahasime per te treguar se cfar ndertoj ajo "diktature e Enverit,qe nuk e mohoj kurre" me keto te ketyre viteve.Edhe rruget e ndertuara,ku milionat e hedhura jane shume,jane permiresimi i atyre te ndertuara ne ate kohe.Lereni "diktaturen"atje ku eshte dhe krijoni kushte jetese me te mira per shqiptaret.