FOTOT/ Punimet për rikonstruksionin e shkollës “14 nëntori”, Rama: 700 nxënës do zhvillojnë mësimin në ambiente me standarde europiane

13 Mars 2024, 15:50Sociale TEMA

FOTOT/ Punimet për rikonstruksionin e shkollës “14

Vijojnë me intensitet punimet për rikonstruksionin total të shkollës 9-vjeçare “14 nëntori” në Durrës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen.

Kreu i qeverisë thekson se në përfundim të punimeve, 700 nxënës dhe 50 fëmijë të kopshtit me të njëjtin emër, do të zhvillojnë procesin mësimor në ambiente me standarde europiane.

“Vazhdojnë me intensitet punimet për rikonstruksionin total të shkollës 9 vjeçare “14 Nëntori” në Durrës.

Në përfundim të punimeve, 700 nxënës dhe 50 fëmijë të kopshtit me të njëjtin emër do të zhvillojnë procesin mësimor në ambiente me standarde europiane”, shkruan Rama në Facebook.

 

Lini një Përgjigje