Një tjetër shkollë është rrugës për të përfunduar punimet dhe këtë herë në Durrës.
Bëhet fjalë për Shkollën e Mesme Sportive “Benardina Qerraxhia”, e cila po ngrihet bashkë me konviktin e saj për nxënësit, e cilësuar si një nga projektet më të mëdha arsimore.
Kryeministri Edi Rama, me një postim në Facebook, shkruan se shkolla do të ketë kapacitetet për 250 nxënës, ku 150 prej tyre vijnë nga rrethet dhe do të qëndrojnë në konvikt.
“MIRËMËNGJES
dhe nga kantieri i shkollës së mesme sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës, e cila bashkë me konviktin e kësaj shkolle është një ndër projektet më të mëdha arsimore, që do të ofrojë kushte dhe standarde europiane të mësimdhënies për 250 nxënës të shkollës dhe 150 prej tyre që do të qëndrojnë në konvikt, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Nje falenderim i ralle per Kryeministrin ndertues dhe godinen moderne. Shumica e ketyre nxenesve do jene nga Hasi, pasi kerkesat per shkolle ne Has jane te shumta dhe te paperballueshme per shkat te numrit te madh te nxenesve nga Hasi.LOL ===== LOL,LOL
Fasada ok,por edhe banjon e kanë brënda më thanë,po banka a kanë,ore po ngrohje ,apo ngrohen n'diell kur del 'noiher.'.