Një tërmet me magnitudë 4, dhe me thellësi 5 km, lëkundi qytetin e Fierit mbrëmjen e djeshmee, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Vlorë.
Epiqendra mësohet se ka qenë në fshatin Kurjan, ndërsa tërmeti ra në orën 19:32. Nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa qytetarët janë frikësuar duke dalë nëpër rrugë. Top Channel ka shkuar ne fshatin Kuman ku ka qenë epiqendra e tërmetit, banorët kanë dalë për disa minuta në rrugë, por fatmirësisht nuk ka dëme.
“Tërmeti u ndje, dolën njerëzit nga shtëpia. Ishte mbi katër ballë thonë. Dëmet do i shohim nesër nëse ka.
Njerëzit dolën në rrugë nga frika. Ishte goditje e fortë, zona jonë është mësuar me tërmete. Kjo sot ishte më e fortë.
Po flisja me një shok më tha ‘nuk e morëm çupën, dolëm me vrap jashtë’. Ishte e frikshme”, u shpreh kryeplaku i fshatit, Tomorr Metani.
“Nuk pati dëme, ishte goditje e fortë, dolën nga banesa”, tha një tjetër banore.
Kuman, kurjan, kukes, krume, ???????????????????????? 4 ball dhe 5km thellesi???!! Ku I gjetet keto te dhena?
Ore lereni termetin ,por shikoni shendetin.