"Shteti bektashi" mbetet në letër

25 Tetor 2024, 17:10Sociale TEMA
"Shteti bektashi" mbetet në letër

Ideja për krijimin e një entiteti sovran të Urdhrit Bektashi pohuar nga kryeministri Edi Rama, nuk ka avancuar.

Këtë fakt e konfirmoi kreu i bektashinjve Edmond Brahimaj në një aktivitet të organizuar në Mallakastër, ku pohoi se nuk ka ende asgjë konkrete.

“Nuk ka asgjë konkrete përveç asaj që ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, dhe kur të ketë diçka të re, do të njoftoheni. Nuk kam ardhur për këtë punë këtu”, u shpreh Baba Mondi.

Kjo ishte hera e parë që Edmond Brahimaj pyetej nga mediat shqiptare për këtë çështje dhe nuk pranoi të ndante asnjë detaj.

Disa ditë më parë në një intervistë për gazetën “The Jerusalem Post”, ai pohoi se baktashinjtë i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të mos humbasë kohë dhe të ndërmarrë hapa konkretë në drejtim të realizimit të idesë për krijimin e shtetit bektashi.

Kryegjyshi tha se fillimisht qeveria e Shqipërisë duhet të miratojë ligjin duke ndryshuar statusin e bektashinjve dhe se po zhvillohen strategji të ndryshme në lidhje me zbatimin e këtij plani.

Baba Mondi ishte sot në ceremoninë e organizuar në qendër të fshatit Ninësh në Mallakastër, ku u përurua shtatorja e Baba Haxhi Saliajt, të cilin e vlerësoi si simbol të fisnikërisë.

9 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site.....

    Baba Haxhiu nje symbol i fisnikerise!? Korrak dhe fisnik!? O Zot cfare tjeter do te shohen site...!?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shko ke AliBaba coj noj qillo Raki n'burg

      he na rruan banda e mashtrueseve . po miku jot dhe AliBabos pri Cepani qi o ngjit Burgut ,Gjarpri janullaqis , qe AliBaba e beri Shqiptare , do vij ne Burg - jo ta fusi Spak si Spiun me Maske Prifti joooooooo , por me i bo noj gojore likes,me ja ngrof pak koqet e ftohme cimentoss 'Burgjis . Edhe pleqeroheni njihe si do ja boni per Shtetin zotnia juej kapterr leshi

      Përgjigjjuni
      1. a
        astrit

        Na mbyten budallenjte! Po ku di gje ky Mondi qe e therasin Baba se çpo kerdis mendja e turbulluar e Kryeministrit.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mallakastrioti

          @@ik o Mjekrrosh-Kapteri dhe lerni NJerezit Rehat..se nuk dhjete NJeri ne Mallakaster...per Fete... Mallakastriotet dihet Boterishte qe jane Atdhetare..i japin Rendesi Arimit dhe Kultures..por sa per "Haxhinjte-Shehleret-Baballaret" nuk e rruajne fare...

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rama Vučić

            Duhet me qenë shumë, ama shumë idiot për me pranu 1 shtet fetar në territorin shqiptar!

            Përgjigjjuni
            1. R
              Reshati

              SHQIPTARET JANE SHUMIC MYSLYMAN ,,,DUHET TE KRIJOHET NJE SHTET ISLAMIK BEKTASHI ,,,APO NUK DUAN ,SE U PELQEN TE JEN KOT ,,

              Përgjigjjuni
              1. d
                doktori

                Edhe ato letra ku mund te permendet ky surrogato shtet, duhen djegur, per te mos ja degjuar me as emrin.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bektashiu

                  Shkeputja dhe largimi nga jurisdiksioni shqiptar i nje shteti, do te krijoje probleme. Se pari kushtetuese pasi Kushtetuta aktuale nuk lejon ndarjen e territorit kombetar. Se dyti, cfare do te ndodhe nese Shteti Bektashi do te kerkoje pjese te pronave te Shqiperise, pjese e se ciles dhe taksapagues ata jane aktualisht? Po sikur Shteti Bektashi ti kerkoje Shqiperise nje prej sateliteve te Programit Hapesinor, qe z Rama e lajmeroi para pak vitesh, apo iniciativa te tjera novatore te tij?

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    rrofte kumandari !

                    Ramush bolja provoi njehere pulsin e shqiptareve. Kur e kuptoi se shumica i treguan gishtin e mesit, e la ne heshtje te harrohet

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje