Zëvendësimet e drejtorëve në Bashkinë e Tiranës, kush janë emrat e rinj

25 Tetor 2024, 12:50Sociale TEMA

Zëvendësimet e drejtorëve në Bashkinë e Tiranës,

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zëvendësoi sot drejtorët e disa prej institucioneve më të rëndësishme të bashkisë. Por, kush janë emrat e rinj që janë emëruar në detyrë?

Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë do të drejtohet nga Elda Muçi, ndërsa Policia Bashkiake nga Toni Beni.

Në krye të Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit është emëruar Piro Sinjari, kurse drejtimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit e ka marrë Blerta Dardha. Tirana Parking do të drejtohet nga Flavio Barçi, ndërsa Kopshti Zoologjik nga Ervis Rrahmani.

Gjithashtu, janë ndryshuar edhe drejtorët e dy qendrave sociale, që nga sot drejtohen nga Aldo Aga dhe Gentjana Lasku. Në drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli” është emëruar Anisa Ymeri, kurse drejtor i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti do të jetë Renato Pashollari.

UKT – Elda Muçi
Policia Bashkiake – Toni Beni
DPN2 – Piro Sinjari
Tirana Parking – Flavio Barçi
Kopshti Zoologjik – Ervis Rrahmani
Shtëpia Studio “Kadare-Agolli” – Anisa Ymeri
RSU1 “Qyteti Studenti” – Renato Pashollari
AMK – Blerta Dardha
Qendra Komunitare Shkozë – Aldo Aga
Qendra Sociale “Strehëza” - Gentjana Lasku

2 Komente

  1. C
    Cfurku

    Po pergjegjesin e sportive te rekreacioni Alban Myftarin qe ka zaptuar gjithe fushat qe administrohen nga Bashkia ne konflik te hapur interesi dhe çfrytezon djersen e 10 trainierve per perfitim personal. Se mund te krijoje keta tipa Akademin e Futbollit Albanet per perfitime duke blere dhe toke prane kopshtit Botanik.

    Përgjigjjuni
    1. p
      prec ulaj

      I duhej Bashkise kjo shkundje, e ndihmon te vazhdoj punen sic e kishte filluar. Tirana eshte Metropol, ka shume pune. Vec banoreve qe po arrijne 1 Miljon, shtesa prej 100 Mije turiste e ben qytetin shume te veshtire per tu manaxhuar.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje