Decentralizimi, ministri Mazniku: Bashkitë më shumë rol në shëndetësi, arsim dhe bujqësi

22 Tetor 2024, 16:15Sociale TEMA
Decentralizimi, ministri Mazniku: Bashkitë më shumë rol në

Disa kompetenca në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë, do të kalojnë nga ministritë përkatëse, tek bashkitë. Ky projekt i decentrazlizimit horizontal të kompetencave, i cili fillimisht do të pilotohet në bashkitë Shkodër, Berat, Kolonjë dhe Divjakë për 12 muaj, u prezantua nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe marrëveshjet u firmosën mes ministrave përkatës dhe 4 kryetarëve të bashkive.

Konkretisht bashkitë do të luajnë një rol më të madh në shëndetësi duke u përfshirë në procedurën e emërimit të drejtuesve të qendrave shëndetësore, do të kryejnë rikonstruksione të qendrave shëndetësore dhe do të bashkëpunojë me Ministrinë e Shëndetësisë për furnizimin e qendrave shëndetësore me barna dhe materiale mjekësore.

Në fushën e bujqësisë, ndër të tjera bashkia do të ketë një rol këshillimor për dhënie informacioni dhe asistencë të fermerëve për skemat kombëtare mbështetëse.

Ndërsa në fushën e arsimit, bashkia do të ketë rol në procedurën e emërimit të drejtuesve të shkollave dhe të mbarëvajtjes së punës të stafeve arismore. Pushteti Vendor gjithashtu do të ketë përfaqësuesit e tij në bordet e shkollave dhe do të sigurojë transportin për nxënësit dhe mësuesit.

Projekti i pilotimit të decentralizimit për Ministrin Arbjan Mazniku është një projekt që do të sjellë shërbimet afër qytetarëve. “Ne kemi shpenzuar disa muaj për të parë se çfarë kompetencash mund të delegohen në formën e një pilotimi në disa bashki, për ta vlerësuar këtë pilotim për një periudhë një-vjeçare dhe për të parë sërish së bashku në krye të një viti nëse bën sens që këtë ushtrim ta zgjerojmë më tej apo ta alternojmë, apo ta ndryshojmë për të pasur më pas një reformë të mirëfilltë decentralizimi” u shpreh Mazniku.

Marrëvesha u firmos mes Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, Ministres se Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, Ministres së Arsimti dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Kryetarëve tëBashkive Shkodër, Berat, Kolonjë dhe Divjakë.

2 Komente

  1. P
    Pensionisti i Porcelanit

    Pasi qeveria Rama u beri mutin pensionisteve, shendetesise, arsimit e bujqesise, tani ua kalon pergjegjesine bashkive qe kane per detyre vetem pastrimin e qytetit.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Babe loku

      Ky projekt eshte fillimi i fundit i shtetit shqiptar. Te mos pranohet ne asnje menyre. Idotesia ne kete vend spaska fund. Ne mos e çofte ndonje kryebashkiak a grupim politik, do e coj une ne kushtetuese. Jemi bere te themi te keqen o sali berisha. Sa rob.ire duhet te jesh qe te mendosh te lesh popullin tend jashte dyerve te spitaleve, femijet pa mesues e edukatore dhe qytetet pa polici. Hajd se zgjedhjet jane afer… kurre me bastard qe mendojne sikur i ka pjelle ekstremi i djathte. Qenkeni kurva e kurvave

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje