VIDEO/ “We Too” - Pjesëmarrësit e veçantë të Maratonës së Tiranës

20 Tetor 2024, 10:42Sociale TEMA
VIDEO/ “We Too” - Pjesëmarrësit e veçantë

Maratona e Tiranës edhe këtë vit u pasurua me një kategori të veçantë, duke e bërë garën edhe më frymëzuese.

Në kuadër të kësaj maratone, u zhvillua edhe gara “We Too,” e cila kishte më shumë synim motivimin sesa konkurrimin.

Në këtë kategori morën pjesë persona me aftësi të kufizuara dhe paraplegjikë, të cilët vrapuan për të mbështetur një kauzë të rëndësishme, duke përcjellë mesazhe të fuqishme shprese dhe guximi.

Këta pjesëmarrës treguan se asgjë nuk mund të ndalë vullnetin për të kapërcyer sfidat e jetës.

1 Komente

  1. S
    Stockholm

    E mrekullueshme që organizohen aktivitete për personat me aftësi të kufizuara! BRAVO Por çfarë bëhet për trotuaret e larta. Në Tiranë dhe në Aeroportin e Rinasit nuk ka asnjë Taksi me ramp për personat me aftësi të kufizuara. Bashkia e Tiranës hesht.....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje