‘S’doja të shihja shqiptarë me sy” - 70-vjeçari: Ika me rrobat e burgut në Greqi

19 Tetor 2024, 22:00Sociale TEMA
‘S’doja të shihja shqiptarë me sy” -

I ftuari i kësaj të shtunë në emisionin “Real People” ishte Fadil Daja, 70 vjeçari që ndau historinë e tij të vështirë dhe sfidat që e shoqëruan gjatë jetës.

Ai rrëfeu për periudhën e tij të burgimit, kur u arrestua për tentativën për t'u arratisur në Kanada.

Fadili shpjegoi se, së bashku me tre shokët e tij nga ushtria, kishin planifikuar të emigronin drejt Kanadasë, por fatkeqësisht u kapën nga policia.

Ai tregoi se pas arrestimit, u dënua me dymbëdhjetë vite në birucat e burgut “313” në Tiranë, ku më pas u transferua në burgun e Spaçit.

“Kur dola nga burgu, isha vetëm me rrobat e burgut. Ishte sezon prilli, sezon plazhi, dhe më çuan për punë në një hotel tavernë në Kretë, Greqi.

Ishte një periudhë kur nuk doja të shihja shqiptarë, por preferoja të jetoja me fokat dhe pinguinat në Indi.

E mendova Kretën si një ishull ekzotik, por kur mbërrita, Pireu dhe Athina mu dukën si vende të ngritura me gradaçela,” tha Fadili.

Ai përshkroi përvojën e tij në Kretë, ku punoi si sanitar në ambientet e një hoteli për rreth 25 vjet.

“U martova në moshën 50 vjeçare me mblesëri,” përfundoi ai, duke e theksuar se jetesa e tij ishte e mbushur me përvojat dhe sfidat e veta.

9 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Urrejtie pathologjike e nje suniti ndaj birazereve sunite e shiite.....nuk doja te shikoja birazere me si!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatekeqesi si shume fatekeqesi te tjera.

      Per te nderuarin qe behet fjale ... fatekeqesi per te kaluarene tije ne burgje..... si shume te tjere qe fatekeqesisht kane perjetuar te njejtin fate..... por shqyr paska ndimuar Zoti edhe pse mbas shume vuatjeve.... Por si duket Gazeta Tema pa emer si Gazetare qe ka trajtuar kete Teme ! tjeter ku ka vemendjen ! ? dhe ne vend ta trajtonte kete Teme edhe me gjate......

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nukë i vëj faje

        Shumica nga ne Shqiptaret, veç vrasim njëri tjetrin, tururomë kurë kemi munsie siç turturoni gjelatët, në kohën e pushtimit Turk dhe vetë pushtimit komunist dhe vjedhin,.. Prandaj nukë i vëje fajë keti zotris që shprehet në kët menyrë por pak a po edhe më keshtu ndodhë në të gjitha vendet Myslimanë dhe ato komunistë...

        Përgjigjjuni
        1. J
          Janulla

          Cfare i kini keto “lajme” pa lidhje?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taulant

            Gazetar,shpjegoi mire se ke nje mish mash. Donte te arratisej dhe u denua me 12 vjet burg te 313 dhe kur doli nga burgu ,e can ne Krete????!

            Përgjigjjuni
            1. J
              Juli

              Asgjë spo kuptoj. Kemi dhe ne Kretë në shqipëri!!!! Aty shkruan se mbas burgut(spav) e cuan në Kretë !!!!! O MEROOOO QEROSI rregulloje artikullin se lanë namë këto "gazetarët" që ke.

              Përgjigjjuni
              1. I
                ILIR

                Cdo te thote ky shkrim ? Pse Shqiptaret ja kishin fajin ketij katundaritapo regjimi ? Car deshte te shihte ky ata bythezinjte e Greqise ? Qenka patriot.....

                Përgjigjjuni
                1. A
                  ABC

                  E kujt i plasi per perralla te tilla ? Kaq figure e madhe qenka ky Fadili sa te na dal edhe ne faqet e Temes ?

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Moni

                    Dhe endrra ju be realitet xhaxhit. Por akoma vazhdon te kujtoje dhe te flase per Shqiperine dhe shqiptaret edhe pse i urren pamase.... mah... na e bete koken lemsh me keto lajme allasojshe...

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje