Eksodi modern shqiptar, çmimi dhe dëmi i papërballueshëm i emigrimit masiv

17 Tetor 2024, 22:10Sociale TEMA
Eksodi modern shqiptar, çmimi dhe dëmi i papërballueshëm i

Ndërsa Shqipëria po përballet me emigrim të pandalshëm vitet e fundit studimet evidentojnë kostot në ekonomi të këtyre largimeve. E ato nuk janë vetëm tek tkurrja e lindjeve, pakësimi i popullsisë apo mungesat në tregun e punës, që janë edhe efektet më të dukshme. 

Dëmi përllogaritet edhe tek investimi që bëhet tek një person derisa ai arrin moshën për emigrim, e këtu futen kostot e arsimit, shëndetësisë etj., që shoqëria paguan për të.

Sipas një studimi të fundit, arsimi i një qytetari shqiptar, në varësi të nivelit arsimor që ai ka kryer kushton rreth 6.000 euro për shkollën fillore; 9.300 euro për shkollën e mesme; rreth 18.300 euro për studimet akademike dhe rreth 32 mijë euro për studimet doktorale.

Por sa i kushton ekonomisë çdo qytetar që largohet nga vendi për në emigrim?

Sipas studimeve, ky dëm përllogaritet në 14.900 euro për person dhe humbja totale është e konsiderueshme nëse kemi parasysh numrin e lartë të emigrantëve dhe emigracionin që vazhdon me ritme të forta dhe të pandalshme vitet e fundit.

Nga ana tjetër, përfitimi i emigracionit janë dërgesat e emigrantëve, që ndryshe njihen si remitancat.

Këto flukse valutore shënuan nivelin rekord të 929 milionë eurove vitin e kaluar, ndërkohë që në fund të pjesës së parë të këtij viti arritën në 510 milionë euro, duke sinjalizuar se do të jenë në rritje të mëtejshme.

Por pavarësisht peshës së tyre të konsiderueshme, kontributi i tyre në ekonomi nuk është i madh.

Kjo pasi remitancat përdoren kryesisht për konsum personal dhe më pak për investime, duke mos dhënë ndonjë ndikim të madh në zhvillim. (Aurora Sulçe)

7 Komente

  1. D
    Danoci

    Brovooo!!! Kjo eshte GAZETARI!!! Egziston nje thenie e “ pashkruar” qe kur u pyet nje president amerikan se perse ata donin te rrezonin komunizmin me cdo kusht, ai thone qe tha “ sepse secili duhet te KONSUMOJE coca cola”. Pra cdo gje mbi te gjitha ne kete sistem eshte konsumi , qe ne e kemi humbur.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Danoci

      Brovooo!!! Kjo eshte GAZETARI!!! Egziston nje thenie e “ pashkruar” qe kur u pyet nje president amerikan se perse ata donin te rrezonin komunizmin me cdo kusht, ai thone qe tha “ sepse secili duhet te KONSUMOJE coca cola”. Pra cdo gje mbi te gjitha ne kete sistem eshte konsumi , qe ne e kemi humbur.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Danoci

        Brovooo!!! Kjo eshte GAZETARI!!! Egziston nje thenie e “ pashkruar” qe kur u pyet nje president amerikan se perse ata donin te rrezonin komunizmin me cdo kusht, ai thone qe tha “ sepse secili duhet te KONSUMOJE coca cola”. Pra cdo gje mbi te gjitha ne kete sistem eshte konsumi , qe ne e kemi humbur.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Makiaveli

          Nuk e kuptoj pse emigrojnë kaq shumë?? Sipas ju si media në kemi zhvillimin më të madh kemi turistë të huaj të ardhura mujore si në Europe por të gjithë duan të ikin.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toçi i Kandarit

            Ja dhe zgjidhja e radhes e problemeve te Shqiperise. Fajin e kane ata qe iken dhe nuk rrine ne vend. Tu vihet gjobe 19600 Euro e cila tu njoftohet edhe ne vendet ku jane ose te arrestohen sa hyjne ne Shqiperi. Boll me me legenat qe duan te jetojne te lire dhe te pavarur ekenomikisht. Mos te sillen refugjate nga Italia por ato ambiente te perdoren per refugjaten si burg derisa te paguajne gjoben 19600 euro per kok. Epo na e rruafsh sa malet moj shoqe me kete shkrim.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tani

              Si ka mundesi qe njerezit vetem ikin? Lideri suprem e ka bere Shqiperine fushe me lule, me falni doja te thoja landfill mbeturinash te botes.

              Përgjigjjuni
              1. k
                k

                Shqiperia do mbetet gjithmonë ajo provinca e prapambetur periferike e Perandorisë Osmane.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje