Ironia e deputetëve italianë në Lezhë: Erdhëm tek territoret tona të reja!

17 Tetor 2024, 18:11Sociale TEMA
Ironia e deputetëve italianë në Lezhë: Erdhëm tek

Disa deputetë italianë kanë qenë sot në Lezhë dhe kanë vizituar kampin e Gjadrit për të parë nga afër situatën dhe gjendjen e emigrantëve që mbërritën më 16 tetor në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Roberto Magi Grupo, Roberto Valaschiani, Verdi Sinistra dhe Rackele Scarpa.

Ata shprehën shqetësimin e tyre dhe thanë se nuk bëhet eksperiment nën lëkurën e njerëzve.

“Në realitet ka vonesa në këtë projekt, sepse qeveria kishte njoftuar se do të hapej përpara zgjedhjeve europiane. Ne jemi shumë të shqetësuar dhe edhe vëmendja e madhe europiane e konfirmon, tema simbol e këtij vendi, pra ata duan të thonë që emigrantët nuk duhet të vijnë në Europë.

Janë vite që nuk krijohen akte normative rregulluese për t’i lejuar emigrantët të arrijnë në Europë, ideja që t’i çojmë në një vend ekstraeuropian duhet të jetë një mesazh. Duhet të kuptojmë nëse ky vend që do të mbajë flamurin e vendit tonë (italian) është një vend ku respektohen vërtetë të drejtat e njeriut”, deklaroi njëri prej tyre.

Ai tha se dështimi është me gjithë këtë, më pas të shohim si do implementohet.

“Sigurisht që fakti që gjetën një numër kaq të vogël për të sjellë dhe sapo erdhën u reduktua më shumë është një provë që kjo nuk është një zgjidhje. Rastin e parë e kuptuam. 1 mijë në Lampedusa, 16 në Shëngjin. Ne e kemi kundërshtuar fortë që mund të bëhet një vlerësim i vulnerabilitetit në mes të detit. Nuk bëhen eksperimente nën lëkurën e personave, nuk bëhen eksperimente nën lëkurën e personave vulnerabël.

Ju e dini që të vetmet vende ekstraterritoriale jashtë vendit janë ambasadat dhe transportuesit ajror. Këtu jemi para një vendi, të rrethuar, nuk ka tela me gjemba, por mure hekuri 5 metra ngjitur me një mal, kjo është…për të mbajtur emigrantë të kapur në mes të detit, të veçuar nuk e dimë mbi ç’kritere dhe e pamë që kriteret ishin të gabuara. Kështu që ne jemi parlamentarë italianë, duke qenë se është kjo e re që Italia ka edhe territore përtej detit, erdhëm t’i vizitonim për të parë se çfarë do gjejmë këtu brenda. Do provojmë të kuptojmë dhe se për çfarë shërben një burg këtu”, deklaroi ai.

Deputetja Rackele Scarpa tha se është e pamundur që të bëhet screening në një anije ushtarake.

“Si mund të vijë nga një anije e marinës ushtarake një vlerësim i vulnerabilitetit që nuk ka as kushtet për ta bërë. Kjo është e munguar sepse janë kthyer 4 persona që u zbulua se ishin minorenë ose vulnerabil”, tha ajo.

6 Komente

  1. X
    Xy

    O vulëhumbur…vurnerabël- të pa mbojtur…o vulëhumbur,

    Përgjigjjuni
    1. M
      Makiaveli

      Rrini urtë ju pepinot se do ju dërgojë ramazoni ndonjë patronazhist t'ju gjuajë me domate se tjetër s'kanë fuqi përveç sharjeve pas tastierës

      Përgjigjjuni
      1. a
        armand

        Uauuu keta qenkan shqetesuar se mos u keqtrajtohen emigrantet ne Shqiperi. Halli eshte diku tjeter. PD italiane vjen ne Shengjin ndersa PD shqiptare do shkoje ne Bruksel. Kur mbyten katrin e rades ishin te dyja ne pushtet. Apo ATA te ndjeret nuk ishin emigrant ?

        Përgjigjjuni
        1. M
          MYRTO

          PO MERRINI NE SHTEPITE TUAJA KUR JU VJEN KAQ KEQ

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vendi ka zot, shqiptaret

            Teritoret jane te SHQIPTAREVE, nuk ua polli YT ATE. Rrudheni gojen.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ai

              Rama ua fali.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje