
Shkrimtarja Vera Bekteshi ishte këtë të diel e ftuar në “Interview” në Eurones Albania ku tha se ajo është lindur në një familje të privilegjuar. Ajo tha se është rritur në bllok, por sipas saj ky ishte vendi më i mërzitshëm, pasi në bllok nuk kishte asnjë mënyrë argëtimi.
Përballë Mirela Milorit, ajo ka rrëfyer se si kaloi nga jeta e privilegjuar në jetën e një të internuare.
“Kur linda djalin isha 27 vjeçe. Sa linda djalin, pas 1 viti ika në internim. Atë periudhë e mbaj mend si periudhën më të errët të jetës sime. Nuk ishte një dimensionale. Ti një divorc kalon dhe e vuan shumë, ndërsa kjo ishte shumëdimensionale, pasi jo vetëm familja bazë do të prishej, por ti do lije punën për të cilën kishe investuar aq shumë. Do lije banesën dhe do lije qytetin, do lije zakonet e përditshme. Unë për 16 vite nuk kam pirë një kafe në mëngjes”,-tha ajo.
Ajo ka treguar se pasi u dëbua nga Tirana, është vendosur në Berat për 6 muaj ku ishte bashkuar me familjen.
“Ishte një internim masiv. Përveç gjithë dimensioneve të goditjes së parë, ty të nxirrnin në lagje, të nxirrnin një letër, të çonin ku donin ata dhe nuk të jepnin asnjë llogari se sa do rrije, ku do rrije dhe ti ishe aty me internim të përjetshëm. Unë kalova gjithë internimin në fshatrat e Beratit”,-tha shkrimtarja. Ajo shtoi se nga kjo jetë e vështirë e ngjashme me atë të kampit të përqendrimit, ishte vetëm një gjë “leximi”.
Vera Bekteshit ia kam lexuar romanin "Vila me dy porta". Para disa ditësh e lexova edhe "Blloku" të mjekut personal të Enver Hoxhës, Isuf Kalo. Libra që e ndihmojnë shoqërinë shqiptare që të ndërgjegjësohet për natyrën e sistemit të kaluar komunist.
Po ko vera cfare e ka besnik bekteshin apo koincidence
E di per çfare e ka fjalen Vera ne roman? nje porte perpara e nje mbrapa ka Vera !! Pa ate Isuf Kalon pyes: si ka mundes qe ne 1992 e muaren pako postale nga Tirana ne Suedi, i vune ne dispozicion nje kabinet shkencor per gjendrat e brendeshem dhe nje avion personal qe bridhte bote? Ka ndonje spjegim apo ta jap une. Ishte spiun prej kohesh dhe e shperblyen.
Me sa tregon vete kjo ish bllokmenja dhe avokat Ngjela, Vera e kishte plotesisht te merituar internimin, mbase eritone edhe me shume, e tani mos dali neper media e na thote brockulla, qe ne fakt nuk i beson njeri.
Sikur mos ta kishe henger babai, kjo sot do ishte njelloj si femijet e shokut Ramiz ose te lale Hekrit. Dhe per te qene realiste, ne ato vite 95% e shqiptareve nuk kishin mundesi te pinin kafene e mengjesit
Degjo, ketyre bijeve e bijave qe dhe ne internim kane jetuar me mire se mua, nuk duhet tu jepet hapsire fare ne media, se kur ishin atje tek BLLOKU kane bere gjemen, kur iken qenkan te persekutuar. Jane njerzit me bastard te bllokut edhe me shume se ata qe ngelen atje. ka qene konkurence. Nje i burgosur "politik" nga Shkodra, me tregonte gruaja e tij qe çfare politiku ishte Frani, ai vidhte gjerdheve pulat e lagjeve!!! E kuptoni ç'behet? Po ti shikoshe me vemendje "ish" te burgosurit politik sot rrojne me shume se te tjeret. Sa vjeç shkoi Liri Belishova, po Rrahman Perllaku etj? nga 100 vjeç, e pra ata diktatura i ka trajtuar mire, ndersa nje fshatar apo dhe qytetar normal vdes ne 70 apo 80 vjeç. Prandaj , ju lutem, mos u jepni hapsire Vera Bekteshit me shoqe apo asaj vajzes se Petro Markos-vrimes- ate pune kane pase tere jeten.. Pjesen tjeter do ta vazhdojme neser .
Ju femijet e ushtarakeve ishit te perkedhelur dhe jetonit ne vilat me te mira te marra nga pronaret e ligjshem pa djerse!jo si te gjithe shqiptaret .
Vera Bekteshi,vajzat e Sadokut,nuk Ka qene ne bllok per banim.Kane banuara ne Rrugen Budi,120 m nga kryqezimi me rrugen e Elbasanit.Kane banuara ne nje shtepi me dy Kate,ne njerin prej ketyre kateve.Po,Vera frekuentonte bllokun,djemte e Bllokut,ndaj Edhe djemte e rruges se Elbasanit e therrisnin " kurvat e Bllokut".Ka nostalgia per ate kohe,ndaj Edhe Spartaku ngjela e ngacmon.
Ti do kesh punuar tek Drejtoria e Dyte, dhe i bije me dore sa here kalonte Vera tek rruga ku beje sherbim.
Vera Vera ti nuk mund te justificosh privilijget e kriminalizuara te behesh e famshe ti nuk erdhe nga planet tjeter ti vine nga familie kriminele dhe te Cuan ne fshat ku jetonin milliona shqiptar. Te nderuar dhe nuk e dinin se cfare ishte cafeja dhe sheqeri ptu fara e poshter rrofte fshatarsia zemerbardhe sshqiptare good bless