‘’Të rinjtë: nga pushteti simbolik drejt atij institucional...’’

21 Tetor 2024, 14:54Sociale Nga Esjurda Tallushi

 

‘’Të rinjtë: nga pushteti simbolik drejt atij

Të jesh një qytetar aktiv sot në një shoqëri e cila transformohet e sidomos ku kontributi komunitar shpeshherë del jashtë fokusit e vëmendjes është e vështirë sepse individualizmi zë më tepër vënd. Kur flasim për të rinjtë, këtu pritshmëritë janë edhe më të larta pasi secili nga ne e lidh me perspektivën e zhvillimit që vjen vetëm nga ky brez. Të bëhësh pjesë e cështjeve që shqetësojnë komunitetin, kërkon mbi të gjitha motivim e dëshirë për të komntribuar për përmirësimin e jetës së njerëzve që ndajnë të njëtin mjedis si ty, më pas disa aftësi e shprehi që mësohen nëse afër ke ekspert të fushës.

Disa nga motivet që e bëjnë një individ të përfshihet në shoqëri si qytetar aktiv janë: dëshira për drejtësi, solidariteti, ndryshimi i realitetit, dëshira për tu “marrë në konsideratë” dhe për të luajtur një rol lideri, dëshira për tu bashkuar me të tjerët, për të marrë pjesë në aktivitete që kërkojnë pjesëmarrje të gjerë qytetare, për të ndarë interesa të përbashkët, dëshira për ta përballur realitetin “direkt” pa ndërmjetësa dhe interferenca. Ponsioen sygjeron se pergjegjesia e pare e komunitetit apo grupit eshte te permbushe nevojat  e anetareve te vet. Nevojat sociale ekzistojne atehere kur grupet nuk kane aksese ne keto te mira apo sherbime “te domosdoshme”nderkohe që pjesa tjetër e zotëron këtë akses. Pasi problemet janë identifikuar  atëherë ato duhet të “perkthehen” ne nevoja për tu adresuar në shërbime.

Pushteti simbolik tek të rinjtë që lidhet me rritjen e ndërgjegjësimit për cështje të  caktuara që kërkojnë reagim qytetar shkon paralelisht me forcimin e pushtetit institucional që ka të bëjë me aftësinë për tu fuqizuar brenda një kauze të caktuar me qëllim për ti bërë institucionet të veprojnë në përputhje me misionet e tyre në shërbim të qytetarit. Pikërisht nga kjo del e qartë se fuqizimi i qytetarëve  i referohet ndergjegjësimit të qytetarëve, që ata kanë të drejta dhe aftësi për zgjidhur probleme me të cilat përballen dhe se mund të kenë kontroll mbi jetën e tyre. Kontrolli vjen vetëm nëse ata përfshihen në vëndimmarrje të mirëinformuar mbi të mirat e përbashkëta. Vetëm kështu qytetaria aktive lidhet me ushtrimin e pushtetit dhe përgjegjësive të qytetarit në zhvillimet e proceseve demokratike. Pikërisht, prej afro 3 muajsh të rinj banues të Tiranës janë duke marrë pjesë në një cikël aktivitetesh si: fokus-grupe, tryeza të rrumbullakta, workshope, trajnime, supervizime, mentorime të cilat më pas këto aftësi të fituara për të qenë qytetar aktiv e për të ngritur kauza në dobi të komunitetit do të mund ti përdorin edhe me bashkëmoshatarët në takimet e edukimit me basjkëmoshatarë.

A do ja dalin këto të rinj?! Në këtë rrugëtim ata nuk janë vetëm, por kanë mbështetjen e United Rights Foundation duke ofruar të gjithë ekspertizën e mundshme. Premisat janë të shumta përsa kohë që motivimi e dëshira nuk mungon për një Tiranë që rritet e zhvillohet me të rinjtë e për të rinjtë. Është koha të mendojmë se këto shtigje shprese nga vetë ata do të gjejnë terren të bëhen të dukshme në sytë e qytetarëve duke i parë të rinjtë si kontribues e qytetar aktiv që përpiqen për të mirën e përbashkët.

1 Komente

  1. A
    Ardit P

    Shume e vertete, fjale me mend!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje