Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka zhvilluar këtë të hënë (23 shkurt) një takim me Kryegjyshin Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Në fjalën e tij, Gonzato vlerësoi se Shqipëria shquhet për bashkëjetesën paqësore ndërmjet besimeve fetare, një vlerë thelbësore edhe për Bashkimin Evropian.
Po ashtu, Gonzato bën me dije se në takimin me Haxhi Dede Edmond Brahimaj diskutuan mbi forcimin më tej të tolerancës, solidaritetit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimit.
“Shqipëria shquhet për bashkëjetesën paqësore ndërmjet besimeve fetare, një vlerë thelbësore edhe për Bashkimin Evropian. Diskutova me Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, në cilësinë e tij si Kreu i Urdhrit Bektashi dhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, për mënyrat se si mund të bashkëpunojmë për të forcuar tolerancën, solidaritetin, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin, duke kontribuar njëkohësisht në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian,” tha Silvio Gonzato, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri”, tha Gonzato.
Lajm per Tourkofagosin.
Ku ka humbur lumadhi ka jave qe nuk komenton me
DOMETHENE U FOL PER SHTETIN BEKTASHI,QE EDI RAMA TA MIRATOJE SE SHPEJTI!!!!!! KRIJIMI I TIJ DO ISHTE MUNDESI E JASHTZAKONSHME SIDOMOS PER TURIZMIN ......ME NGJAN SE CDO GJE ESHTE GATI ,,,,PER HAJER,,,INVESTIM I MIRE,,,EDHE PER BEKTASHINJTE....
Te drejte ke Shqiperia shquhet per kete gje, ama juve Shqiperine nuk e doni ne Europe per te njejten gje, fene e shumices. Hipokritet e leshit.