Rrugët shemben, fajtorët e vërtetë harrohen !

22 Shkurt 2026, 22:21Sociale TEMA
Rrugët shemben, fajtorët e vërtetë harrohen !

Nga Musa Kurtulaj

Është e pamundur të mos shohësh absurditetin që po ndodh çdo herë kur në rrugët tona ka shëmbje. Sulmet opozitare politike dhe mediatike janë përqëndruar ndaj kryqëzimit të ministres Belinda Balluku, kuptohet, për propagandë spektakli publik. Nuk kemi për qëllim aspak të mbrojmë Ballukun pasi ajo tashmë është nën hetim e akuzuar nga SPAK për cënim të barazisë në tëndëra, dhe duhet pritur gjyqin për të mësuar për përgjegjësinë e saj! Shëmbjet e rrugëve kryesore në 6-7 raste gjatë këtij dimri nuk ndodhin nga vetvetja – ato janë produkt i një zinxhiri të tërë përgjegjësish që nga projektuesit, hartuesit e preventivave, analizuesit gjeologjikë, supervizorët e rrugëve e deri te drejtuesit e kompanive që marrin tenderat. Secili prej tyre ka një detyrim ligjor dhe profesional për të siguruar cilësinë e punës ndertuese.
Megjithatë, ndërsa ministrat bëhen objekt sulmesh politike e mediatike, këta që kanë qenë realisht në terren dhe kanë vendosur për çdo centimetër asfalt mbeten të paprekur ! Për 35 vite, jo më shumë se tre supervizorë kanë marrë ndëshkime, edhe këto modeste, ndërsa presidentët e kompanive që fituan tenderat dhe përfituan miliona, nuk janë përballur me asnjë përgjegjësi penale apo financiare. Kjo është jo thjesht e padrejtë – është një turp i madh për shtetin tonë juridik dhe skenen politike. Ata që kanë abuzuar me cilësinë dhe sigurinë e rrugëve, duhet të jenë të parët që të përgjigjen, pasi janë edhe kontratat me afate të qarta sigurie. E megjithatë, ne e harrojmë përsonelin e këtij zinxhiri dhe vazhdojmë të sulmojmë ministrat për spektakël politik, kur këta të fundit, cilido qoftë prej tyre, nëse akuzohen nuk mund ti shpetojë njëri nga hetimi pa dalë bë bankën e të akuzuarve dhe as nga ndeshkimi ligjor për përgjegjësinë e tyre ! Por ndersa për nivelet e larta pandeshkueshmëria i përket të kaluares, çuditërisht zinxhiri i përgjegjësisë reale qetësisht ecën pa u ndëshkuar apo pa i hyrë gjëmbë në këmbë ! Përballë këtij realiteti trishtues, çdo propagandë dhe sulm politik duket si një fasadë nga e cila përfitojnë të papërgjegjëshmit, të paaftit dhe abuzuesit në terren në korrizë të cilësisë së rrugëve ! Pas përgjegjësisë që ka roja nuk mund të fshihet hajduti !
Është koha që të ndalet hipokrizia dhe të fillojë drejtësia reale. Kushdo që ka firmosur, kontrolluar, supervizuar apo përfituar nga këto rrugë duhet të mbajë përgjegjësi – financiare dhe penale, gjithçka tjetër është thjeshtë propagandë e ulët për qëllime politike !

9 Komente

  1. k
    k

    Rruga u inagurua.Çdo gjë në rregull.Paratë u vodhën.Rruga u shemb. Rama,histori suksesi,për ........oligarkët që u pasuruan.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Artur

      Po per nje tender,po dhe pake leke per ta marre,kush do fitoje po u be tenderi ashtu si duhet?

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Dhe une do ti shtoja edhe faktin qe jo te gjithe jane profesioniste realisht, te jesh profesionist ne leter, nuk do te thote qe te jesh kompetent. Dihet tashme, kemi prodhuar rrumpalla me shumice keto 30 e kusur vjet, ne te gjitha fushat e jetes e keto jane pasojat.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Niku

        Kështu ndodh kur tenderin e fiton çmimi më i ulët dhe SPAKU nuk mund të të akuzojë për korrupsion! Nuk është vetëm çmimi, por edhe eksperienca, kontrata me kushte që për 10 vite të rregullojë dëmet, etj. Kuptohet që kjo rrit çmimin, por rrit edhe sigurinë. SPAKU duhet t’a kuptojë që korrupsioni mund të jetë edhe tek oferta më e lirë dhe duhet Komision specialistësh për të argumentuar.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Autori

          Pse rruget e ndertuara nga Bechtel Enka nuk prishen ende?

          Përgjigjjuni
        2. E
          Era

          Shume e vertet por Rama i ka fituar zgjedhjet, kush merzitet tash!

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vjosa

            Shëmbje dhe rëshqitje do ketë se natyra do bëjë të sajën si kudo por ,ne jemi të lirë në miell e tëëë shtrenjtë nëë krunde.Ai që e merë më lirë doemos do bëjë hile për të kryer punën . Prokurorët nuk i njohin këto probleme dhe ngarkojnë me faj personat jo përpërgjegjës në këto punë.Diferenca në çmim e një tenderi flet shumë .Ai që e mer me çmim më të ulët do e nxjeri gjetkë d.m.th tek cilsia.

            Përgjigjjuni
            1. O
              Oficeri dulles

              Pergjegjesi ka firma qe e ka ndertuar dhe projektuesi Jo Ram o Legena . Nuk merret I pa ndehur BaLluku dhe Ram . Ne qoftese ka nderhyre ne project Ramaballuku atehere po

              Përgjigjjuni
              1. B
                Ben

                Nuk mund te kete pune cilesore kur ka korrupsion dhe paaftesi! Pastaj, te gjitha rruget qe jane bere nuk jane bere per te permiresuar jeten e Shqiptareve por tu pasuruar! Kush jane ata njerez qe vazhdojne te bejne akoma rruge kombetare me nje korsi? Mbase parate jane dhene per dy korsi dhe puna eshte bere me nje! Shkurt, jeta ne Shqiperi eshte bere edhe me me shume stress edhe nga trafiku pervec te tjerave.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje