Depozitohen 167 milionë euro në Fondin Special të Pensioneve, Rama: Garantohet qëndrueshmëria e sistemit

22 Shkurt 2026, 11:30Sociale TEMA
Depozitohen 167 milionë euro në Fondin Special të Pensioneve,

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është kryer një transferim i rëndësishëm financiar që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e sistemit të pensioneve, duke përmbushur angazhimet ndaj gjyshërve të Shqipërisë.

Në rubrikën “Shënimet e Javës” në Podkastin “FLASIM”, Rama u shpreh se fondet e kursyera buxhetore të vitit 2025 janë depozituar në Fondin e Veçantë të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë, në një shumë prej 167 milionë euro.

"Këtë javë është kryer edhe një transferim i rëndësishëm financiar që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e sistemit të pensioneve dhe me ccka jemi zotuar për për gjyshet dhe gjyshërit e kësaj republike.

Sikundër e kishim paralajmëruar, fondet e kursyera buxhetore të vitit 2025 do të  depozitoheshin në Fondin e Veçantë të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë, gjë që sapo është bërë në një shumë prej 167 milionë euro.

Transferimi i këtyre 167 milionë eurove në këtë fond e rrit kapacitetin e sistemit për të përballuar, qoftë ato që janë zotime të marra gërmë për gërmë, shifër për shifër dhe muaj për muaj e vit për vit ndaj pensionistëve, por edhe  detyrimet afatgjata duke garantuar kështu rritjen e premtuar të pagave mujore për pensionistët, si dhe qëndrueshmërinë e sistemit",- tha Rama.

7 Komente

  1. t
    toni mavrija

    korrigjoni vendimin per rritjen e pensioneve qe eshte nje skandal i vertete ku jo te gjithe pensionistet trajtohen njelloj

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fshatari

      O toç kryeminister ! Po pse s'e firmos vendimin qeveritar per cmimet e references se pasurive te paluajtshme apo do t'i lodhesh shqiptaret, se i ke lodhur pak deri tani ?!

      Përgjigjjuni
    2. J
      Ja dredhin tē gjithē Ramēs

      Gjermania po e bēn tē mundur daljen nē pension nē moshēn 70 vjeçare, ndërsa te ne, pensionisti 63 vjeç pērdhunon nipin, mbesēn, punon nē tē zezë, ka 10 qiraxhinj pa kontrat, i kalojn pushimet nē Turqi, jetojn nē BE dhe vijn e marrin pensionin te posta

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zydo

        Perse nuk jane dhene shtesat mujore per 2026?

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bravo Rama, qe e sqarove Trump per Narko-PD

          Tani mbetet qe Kuvendi ti kerkoje Spakut te konfiskoje pasurite e familjeve te droges te llojit te Elda Hotit, Shkelzen e Argita Berishes, etj.. Kete kerkon edhe Amerika. Parate e droges do te shkojne ne fondin e pensioneve.

          Përgjigjjuni
          1. O
            O

            Për pagat po, po për pensionet do bëhet indeksimi që nga janari 2026?

            Përgjigjjuni
            1. s
              sokrat

              Fjale e mbajtur nga Kryeministri, i cili ka bere ndryshime pozitive ne nivelin e pensioneve. Por, duhet ruajtur barazia ne trajtimin e pensionisteve dhe jo te behen diferencime, te cilat cojne ne pabarazi sociale. Te gjithe duhet te marrin shtese, dhe jo te behen perjashtime per nje kategori te caktuar. Indeksimi duhet te behet ne nivelin e rritjes te cmimeve te shportes, dhe jo pa asnje studim dhe llogaritje. Cdo ndryshim apo shtese duhet te ruaje parimin e dhenies se pensionit sipas kontributit. Jo barazi, se po paguhen shume ata qe nuk kane dhene asnje kontribut apo kane dhene kontribut minimal. Jo bonuse, por rritje reale te pensioneve. Edhe pensionistet duan te rrojne, jo te pasur, por me nder, pa ja shtrire doren askujt!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje