Në pritje të familjes së vëllait, i moshuari në Vlorë: Ikën në Siri para 13 vitesh, ndoshta fëmijët janë gjallë

21 Shkurt 2026, 22:50Sociale TEMA
Në pritje të familjes së vëllait, i moshuari në

Rasti i Eva Dumanit, e rikthyer pak ditë më parë nga Siria, ka ngjallur shpresë edhe për pjesëtarët e familjes Korvafaj për fatin e të afërmve të tyre.


Rreth 13 vite më parë, 9 pjesëtarë të familjes Korvafaj nga Kuçi i Vlorës u larguan drejt Sirisë.

 

Sot, vetëm tre anëtarë të familjes të moshës 7 deri në 19 vjeç janë rikthyer, falë ndërhyrjes së qeverisë shqiptare 3 vite më parë. Për gjashtë të tjerët ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Vëllai i Hasan Korvafajt, Luani, i cili jeton në Kuç, shprehet se ka ende shpresë, pavarësisht se të rikthyerit nga Siria tregojnë shumë pak për atë çfarë ka ndodhur atje apo për fatin e familjarëve të tjerë.



Për Hasanin tashmë dihet se është vrarë në Siri, por për pjesëtarët e tjerë të familjes mungojnë informacionet.

Me fotografinë e Hasanit në dorë, vëllai i tij, Luani tregon se informacionin për vendndodhjen e tyre në Siri e morën vetëm pasi ata ishin larguar. Sipas tij, i pari që u nis drejt Sirisë ishte djali i Hasanit, Erjon Korvafaj, e më pas u larguan edhe pjesëtarët e tjerë të familjes.


Bashkëshortja e Luanit tregon se Erjoni punonte si IT dhe ishte i pari që u largua. Pas tij shkoi Hasani me familjen. Nga ato që kanë mësuar, Hasani është vrarë pasi kundërshtonte qëndrimin në Siri, ndërsa për të tjerët nuk ka asnjë të dhënë.

Edhe fëmijët e rikthyer flasin shumë pak për atë që kanë përjetuar. Aktualisht ata jetojnë në Tiranë dhe janë riatdhesuar falë ndërhyrjes së qeverisë shqiptare dhe ndërhyrjes se kryeministrit Rama, rreth tre vite me parë.

Luani, sot 77 vjeç, vazhdon të shpresojë për fatin e të afërmve të tjerë. Edhe bashkëshortja e tij beson se dikush prej tyre mund të jetë ende gjallë, megjithëse fati i tyre mbetet i panjohur. Me lot në sy, ata flasin për dhimbjen dhe pritjen e gjatë.

Fati i shumë shqiptarëve të larguar drejt Sirisë mbetet ende një enigmë, ashtu si edhe ai i pjesëtarëve të familjes Korvafaj nga Kuçi i Vlorës, të cilët u nisën drejt zonës së konfliktit 13 vite më parë.

4 Komente

  1. L
    Le te rine andej , kane turperuar kucin

    .....per te uluritur, si ka mundesi qe ka akoma keto lloji bagetie. Ooooo e mjera shqiperi

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      E kishin koken me mut prandaj iken ne siri Ata si e kerkuan e gjeten Boll harxhuat leket e popullit me terroristat Dhe tani po i ktheni per te prur shtetin islamik ketu Na e keni mbush shqiperin me xhamie dhe ferexhe

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ben

        Pa merak se ju ndimon Muhamedi, tru shpelare, pa din e Iman. Nuk tregojne thote ata qe jane kthyer. Ata jane bombe me sahat kur te shpethejne ndonje dite. Duhet larguar sa me pare ose izoluar nga masa.

        Përgjigjjuni
        1. !
          !!!

          Kokat hënkshin ata që ikën në Siri,ne që qëndruam në shqipëri paskemi qenë skllevër,me taksat tona paguhen ende të persekutuarit edhe pse po shkon gati 40 vjet demokraci,vin fshatarët ndërtojnë shtëpi buzë lumit përmbyten duhen paguar po me taksat tona tani të paguajmë për tru shplarët që ikën të “shpëtojnë”myslimanizmin

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje