Spitalet publike në vend po kalojnë në një fazë të re rikonstrukturimi të shërbimit spitalor. Sipas Ministres së Shëndetësisë, Evis Sala spitalet po rivlerësohen për kalimin nga financimi i bazuar në shtretër në atë të financimit sipas rasteve.
Kjo reformë synon rikonceptimin e plotë të të gjithë spitaleve rajonale në vend, për largësinë e tyre nga qendrat e banuara, shfrytëzimin e shtretërve dhe riorganizimin e shërbimeve që kryhen në këto spitale.
“Ristrukturimi i shërbimit spitalor, përmes kalimit nga financimi i bazuar në shtretër në financimin sipas rasteve (modeli DRG), duke garantuar që fondet publike të ndjekin shërbimin dhe performancën. Në këtë kuadër do të racionalizohen kapacitetet e 42 spitaleve dhe do të zgjerohen shërbimet”, tha ministrja e Shëndetësisë.
Nga Kopenhagen, ku Ministria e Shëndetësisë firmosi marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën Europiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që synon mbështetjen e Shqipërisë në garantimin e aksesit universal në kujdes shëndetësor cilësor, ministria tha se ndër të tjera Shqipëria propozoi pranë OBSH-së edhe një nismë europiane për parandalimin dhe adresimin e dhunës digjitale ndaj grave dhe vajzave.
Për të disatën herë, Sala theksoi reformën në shërbimin e onkologjisë, përmes ngritjes së Institutit Kombëtar të Tumorit dhe Rrjetit Kombëtar Onkologjik, në bashkëpunim me Institutin e Tumoreve në Milano, si përfshirja e IA në shëndetësi, me ndërtimin e boshtit digjital të shëndetësisë dhe sistemeve të ndërveprueshme.
O ministre qe mbahesh per Shkencetare , Po normal mot e jete financimi ne baze te pacienteve eshte bere jo ne baze te shtreteve ? Cdo me thene sipas rasteve ? Ca TEORIRASH nxirni mor te shkrete ? Po ata qe shtrohen ne spital nuk vijne per qef , vijne sepse jane te semure rende dhe kerkojne shpetim , ne te kundert mjekohen ambulatorisht ? O pika qe sju bie mu ne koke akoma e keni mendjen te vidhni edhe prej ketyre pacienteve qe e kane jeten me pik-pyetje ? Edhe ne spital per keta te semure ju kerkohet ti blejne vete ilacet ato qe jane me kryesoret per tu riabilituar sepse jane te shtrenjta ? E kalova vete nj gje te tille nuk mi jepte spitali por shkonte familjari dhe i blinte ne farmaci , koston in gati 100 euro , per aq dite sa te mbante spitali pas nderhurjes ? Keni surat dhe shani sistemin e Enver Hoxhes , kur gjithecka ishte gratis ? Ju duke u mbeshtetur ke shkenca , sherbimi zero , vetem doni para nga te semuret qe ju befshin HELME ??? Kur do te ndryshoni ?
O mortje o shkencetare : Spitalet kane pase depon e barnave per te gjitha pavjonet dhe sejcili pavjon terhiqete barna per aq te semure sa kishte sipas diagnozes ? Ne pavjon nuk kishte barna rezerve sepse i shperndaheshin te semureve me perjashtim te Urgjences , ka qene shume i organizuar sherbimi shendetesor asgje nuk shperdorohej pale te vidhej ? Ju qenkeni shqepur me vjedhje ne baze te asaj qe shkruan , qe financimi eshte bere ne baze Shtretesh ? Po kur shtreterit skishin te semure si i justifikonit shpenzimet e barnave apo i merte krevati bosh ? Hajde shendetesi hajde prandaj nuk dalin paret per riburesimin e ilaceve te semureve , ku le LARUA te HAJE BALUA ...!!!!