Bujar Spahiu uron besimtarët myslimanë për Ramazanin

18 Shkurt 2026, 20:10Sociale TEMA
Bujar Spahiu uron besimtarët myslimanë për Ramazanin

 Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë, për një muaj Ramazani plot paqe, mëshirë e begati.

Besimtarët myslimanë shqiptarë do të nisin nesër agjërimin, i cili zgjat për 30 ditë.

“Lus Zotin e Madhëruar që ky muaj i bekuar t’ju sjellë paqe, begati dhe mirësi për secilin prej jush, për familjet tuaja dhe për mbarë shoqërinë tonë”, u shpreh kreu i KMSH, Bujar Spahiu.

Për besimtarët myslimanë, Ramazani është muaji i agjërimit, i kuranit, i mëshirës dhe i faljes. Në muajin e Ramazanit është shpallur Kurani, si udhëzim e sqarim për njerëzit. Ramazani konsiderohet si kohë orientimi dhe reflektimi, kohë për t’u kthyer te vlerat themelore të besimit, drejtësisë e përgjegjësisë morale.

Bujar Spahiu shpjegoi se, agjerimi është një akt adhurimi që na mëson disiplinën, vetëkontrollin dhe ndjeshmërinë ndaj tjetrit. Ai citoi profetin Muhamed të ketë thënë: “Kur vjen Ramazani, hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe djajtë lidhen”, prandaj ky është një mesazh shprese për çdo besimtar i cili e sheh këtë muaj si mundësi për përmirësim individual dhe kolektiv.

Në këtë muaj, ftesa për besimtarët është që të forcojnë solidaritetin, të shtojnë ndihmën ndaj nevojtarëve dhe të kontribuojnë për një shoqëri më të drejtë dhe më humane. A.K./TemA

3 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site.....

    me keta njethundrake turkoshqipfoles m'Albaniston nuk shkohet m'evrop.... allah uakbar

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      Vend turkarap mbetje osmane qe ndotin vendin.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ben

        Mbetje turke, funderina vrastare! Injorante me pantollona trecerekshe! Shkoni ne Siri, shqiptaret nuk kane asnji lidhje me kete fe.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje