Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve, evakuohen familjet

17 Shkurt 2026, 18:03Sociale TEMA
Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e

Moti i rënduar ka krijuar probleme edhe në lagjen më të vjetër të Delvinës.


Në lagjen Beqirefend ka pasur rrëshqitje të dukshme dheu, ku këto rrëshqitje kanë arritur deri mbi disa shtëpi në lagje por që fatmirësisht nuk kanë krijuar probleme.

Masivi i madh ka marr përpara dhe një qepariz 500 vjeçar i cili ka rrëshqitur bashkë me dheun.

Familjet janë evakuuar si pasojë e situatës së krijuar, por ende nuk dihet se sa prej tyre.

Shërbimet e bashkisë Delvinë edhe vetë banorë të kësaj lagjeje kanë qenë në terren për të stabilizuar situatën.

2 Komente

  1. T
    Teo

    Normal pylli u dogj. Nuk ka kush e mban mend token.

    Përgjigjjuni
    1. Fiks, pri pemët, gërmo e ndërto pa kriter, prish kanalet e ujërave të larta, tani do shikojmë shpesh rrëshqitje dheu.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje