Ndryshimet ligjore të propozuara nga Rama për pezullimet janë ngjarja më e rëndësishme në vend.
Në sondazhin e fundit të Zëri i Shqiptarëve në Abc News, 44.5% e shqiptarëve mendojnë se ndërhyrja në paragrafin 2 të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale meriton vëmendjen kryesore.
31.4% e qytetarëve e shohin lëvizjen e mazhorancës si pozitive, duke plotësuar boshllëkun ligjor, kurse 30.1% si një lëvizje të Ramës për interesa të ngushta politike pas pezullimit të zv.kryeministres Balluku.
Por një pjesë edhe më e madhe, 38.5%, nuk mjaftohen me këtë ndryshim, kërkojnë ndërhyrje të tjera si rasti i paraburgimeve.
Standardi në këtë rast nuk është i njëjtë. Ndërsa numri i të paraburgosurve është tejet i lartë në Shqipëri, kjo nuk vlen kur je protestues i opozitës së Berishës.
Sërish Gjykata e Tiranës liroi gjithë protestuesit e arrestuar për hedhje të molotovëve e fishekzjarrëve kundrejt policëve, institucioneve apo edhe një operatori televiziv.
39.5% e qytetarëve mendojnë se gjyqësori tashmë është pjesë e lojërave politike, 42% e tyre kërkojnë që gjyqësori të jetë pushtet, por jo mbi pushtetet e tjera.
Vetëm 18.5%, elektorat dërrmues demokrat, e mendojnë të drejtë lirimin e protestuesve të dhunshëm.
Një dhunë, e cila e rrëzon në mbështetje PD me 1.5% brenda javës. Kurse PS, falë lëvizjeve të Ramës, qëndron aty ku kishte edhe një javë më parë, mes 47 dhe 48 përqind të mbështetjes kombëtare.
Por a ka ardhur koha për ndryshime në qeveri?
41.3% e elektoratit socialist janë pro, për t’i hequr çdo argument Berishës dhe të tjerëve që tentojnë të minojnë procesin e integrimit.
34.2% të tjerë e konsiderojnë si detyrim të mazhorancës qeverisëse për mirëqeverisje.
Kurse vetëm 24.5%, shumica demokratë, mendojnë se ndryshimet në qeveri nga Rama do të ishin dorëzim ndaj Sali Berishës.
Por lajmi më i trishtueshëm për Berishën është se sondazhi i kësaj jave shpjegon edhe rënien e pjesëmarrjes në protestën e molotovëve në 10 shkurt. Në sytë e gjithë qytetarëve, protestat me Molotov të Berishës nuk janë dhe aq interesante.
Me më shumë interes se molotovët e protestës së Sali Berishës janë salto mortalet në patinazh apo slalomet e Lara Colturi në pistat e Kortinës. Dyfishi i atyre që i shkojnë pas protestave mendojnë se është më interesante të shohin në shtëpi Lojërat Olimpike të Dimrit. Një shenjë se dimri i madh dhe i fundit për Berishën tashmë ka filluar. Kilometri i fundit duket i acartë./abc news
A beson njeri ne sondazhe ne Shqiperi? Une jo.une u besoj tavolinave ku ulem. Njerezve ne treg. Ne sondazhe pak thone te verteten. Frika eshte e madhe per vendin e punes e per bisnesin nese flet kunder.
Mire mo somdazhi qe opozita po fundoset po qeveria a po fundoset. Apo vetem lart. Sa me shume vjedh popullin aq me shume e do populli
Per Berishen , punojne institucione dhe agjenci agjenturore te vendeve jo dashamirese te vendit tone, duke i dhene dhe programin se cfare duhet te beje, bile i mbeshtetur nga nje rrjet i fuqishem agjenturor i ketyre vendeve, i vendosur ne pika kyce te politikes, dhe drejtesise , me mbeshtetje te forte logjistike e ekonomike ,si te veprohet ne te tashmen , por dhe ne te ardhmen per te penguar gjithshka qe do te ishte pozitive , e per te vrare e venitur shpresen per kete vend e popull . Praktika 35 vjecare nuk le pike dyshimi qe ai mbetet hija e zeze ne mushkerite e Shqiperise deri diten e fundit te jetes se tij. Padyshim qe dhe pamjet e grupit ''taleban", te krijuar me adoleshente te maskuar qe rrinte i fshehur , ne pritje te urdherit per hedhjen e molotoveve, dhe qe u transmetuan nga televizionet e huaja, kete qellim kishte, qe ta paraqiste Shqiperine si nje vend te Lindjes se Mesme e te rreziksheme ne syte e botes se qyteteruar, kur realiteti nuk eshte aspak i tille. Te njejten gje bejne dhe ne cdo forum nderkombetar , duke share e nxire gjithshka per vendin tone , rast i pashembullt ky ne bote. Dhe Saliu kete mision nuk mund ta kryeje me te zgjedhurit e popullit , por me te zgjedhurit e tij me listat e mbyllura , besnike te kauzes serbofile te tij, prej kohesh. Nqs do te kishim me te vertete institucione qe do ti sherbenin realisht vendit , ky plehre do te ishte politikisht per rahmet prej kohesh.
Une u besoje sepse flete gjuha e popullit ndersa une jame e pd-se por me pare shohe kampionatin dimerore ne patinazhin ne cifte se sa ndjeke Molotovet e Berishes qe keta nuk prodhojne gje vetem nxjerrin urrejtje por e kane te kote qe meren me protestat se sa te jene gjalle keta te Berishes mbesin ne vende numero.
Unë jam kundër përdorimit të lëndëve shpërthyese në demonstrat por, ndryshimi i qeverisë, mund dhe duhet të bëhet vetëm pasi të shporret nga politika, kryekrimineli i kombit tonë, Sali Shpellar Berisha