Erion Braçe ka raportuar përmes rrjeteve sociale për rastin e një qytetari që shpërdoron ujin. Deputeti socialist ka ndarë dy video të filmuara ditën dhe natën, të tarracës së një pallati në rrugën nga Libri Universitar që të çon te sheshi ‘Wilson’ ku njëra prej depozitave rrjedh ujë vazhdimisht.
Braçe shprehet shumë i revoltuar ndaj këtij rasti abuzimi, për të cilin thotë se vijon prej tre muajve. Ai thotë se ujësjellësi duhet të marrë masa, të ndërpresë ujin dhe të verifikojë faturat e qytetarit.
“Në rrugën nga Libri Universitar tek sheshi ‘Wilson’; uji që derdhet ditën dhe natën – shihi videot! Në tokë ne po rregullojmë linjën të mos humbim ujë, majë pallateve uji po rrëzon tarracat ditën dhe natën, pa ndërprerje! Nuk di kush është ky, nuk di as sa ujë faturohet për të e sa paguan, por e pabesueshme qenka se nuk ka mundësi që tre muaj rresht të ndodhë kjo! Do të doja që ujësjellësi i Tiranës jo vetëm të ndërpresë ujin për këtë, por të verifikojë edhe sa ujë paguan ky! Turp të abuzosh kështu, është mesi i Tiranës e kjo veç qytetari nuk është!”, shkruan Braçe.
Brace ke te drejte por para kesaj duhetqe uji te shkoje ne cezmat e qytetareve jo ne depozitat e pallateve. Kerkoi llogari atij llapaqenit te fiqve qe I( hoqi depozitat) me llafe si gjithmone nga pallatet! Qytetaret duan uje te pijshem o brace ziu e jo uje kanalesh edhe ky me orar ne mes te kryeqytetit. Eshte kriteri I pare per te jetuar o brace. Bashkia dhe ujsjellsi pervec vjedhjes ne fatura dhe tendera te shikojne nevojen me bazike te jetes.
O Brace, na thuaj me pare se si "rrjedhin" parate e ketij populli nga arka e shtetit ne xhepat e politikaneve , me keq se ai uji qe ke pare ti kur rrjedh nga depozita e ne tarace. Cfare po ben ti apo hajgare me popullin qe jeton me 150 euro pension? Do te tregohesh aktiv, kritik apo opozitar i nje qeverie qe nuk pyet per ligj e norma ligjore? Boll bere keshtu. Rri sikur nuk kupton se cfare behet, sikurse bejne koleget e tu qe vrasin miza dhe ngrene doren kur jua kerkon shefi.