FOTO-LAJM: 12 vite pas largimit në kampet e ISIS në Siri, Eva Dumani kthehet në Shqipëri dhe takohet me të afërmit e vet

14 Shkurt 2026, 17:35Sociale TEMA

Pas më shumë se një dekade në kampet e Sirisë, Eva Dumani ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke u bërë rasti më i fundit i riatdhesimeve nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sipas raportimeve mediatike, kthimi i saj është realizuar përmes një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet turke, ndërsa transferimi drejt Shqipërisë është bërë nga Turqia me fluturim civil. 

Eva Dumani kishte mbetur prej vitesh në kampin Al Hol në Siri, pas shpërbërjes së territorit të kontrolluar nga ISIS. Në një mision të mëparshëm riatdhesimi, vite më parë, ajo nuk ishte kthyer në Shqipëri, ndërkohë që familjarë të saj ishin riatdhesuar.

Rasti i saj ishte përmendur shpesh si një nga dosjet e pambyllura të riatdhesimeve shqiptare nga kampet siriane.

Këto foto të siguruara nga gazeta TemA, tregojnë Eva Dumanin me vëllanë e saj, Endrin, në drekën familjare të kthimit në Shqipëri./TemA

FOTO-LAJM: 12 vite pas largimit në kampet e ISIS në Siri, Eva Dumani