Mediat italiane po i kushtojnë mjaft vëmendje investimit të Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner në ishullin e Sazanit. Pas RAI 3 që i kishte kushtuar një reportazh në emisionin e njohur “EstOvest” edhe rrjeti më i madh Mediaset ka kthyer sytë nga Sazani.
Është emisioni “Realpolitik” që transmetohet çdo të mërkurë në “Rete4” që ka dërguar një grup xhirimi në ishullin e shkretë. Reportazhi mban titullin “Trumpët blejnë një ishull përballë Italisë”. (Shiko KETU videon e plotë)
Gazetari Dario Artale ka lundruar drejt Sazanit, por është detyruar të kthehet mbrapsht për shkak se persona në breg i komunikuan se “kjo mbetet një zonë ushtarake dhe është e hapur vetëm gjatë verës”. Në reportazh jepen të dyja anët e medaljes.
Fillimisht thuhet se bregdeti i Vlorës është tashmë një kantier i hapur dhe tashmë nuk synohet më turizmi masiv, por ai i luksit, citon lapsi.al. Ndërtuesi Endri Kollozi rrëfen ndërtimin e një kulle 34-katëshe pranë bregdetit duke u shprehur se projekti është shumë ekskluziv, jo për të gjithë pasi edhe çmimet nuk janë të lira.
“Është një ishull i shkretë dhe tashmë do të bëhet një xhevahir. Direkt ose indirekt do të fitojnë të gjithë shqiptarët, të gjithë vlonjatët” – thotë ai për projektin e Trump.
Më pas reportazhi zhvendoset edhe në Zonën e Mbrojtur të Zvërnecit, e cila gjithashtu do të preket nga projekti Kushner-Trump. Aty flet Melitjan Nezaj, ekologjist dhe aktivist i organizatës PPNEA.
“Është një projekt shkatërrues. Ndodhemi në brendësi të një zone të mbrojtur nga ligji shqiptar, por në fakt kanë arritur të influencojnë për të ndryshuar këtë ligj.
A është një projekt që lidhet me Donald Trump? Me shumë mundësi po. Të gjithë politikanët shqiptarë duan vëmendjen e personazheve kaq të fuqishëm. Dhe kjo ka padyshim një efekt.
A është fuqia e Trump më e madhe se ajo e natyrës? Po natyrisht. Është e lehtë për njerëz kaq të fuqishëm të ndikojnë në vende të varfra dhe në zhvillim. Natyrisht që një natyrë kaq e bukur nuk gjendet në shumë vende” – thotë ai.
Peralla me italian. Ishulli nuk eshte shitur .... Per momentin jane vetem ide , asgje konkrrete , por kur je femije i nje présidenti amerikan eshte nje mundesi e madhe te mbushesh faqe gazette me peralla.
Na e shiten Shqiperine per para, vendin qe per dhjetra, qindra vjet, mijera, dhjetra mijera shqiptare luftuan per ta ruajtur te pa cenuar, tradhetare te babezitur per pushtet, gjeten mundesine ta shesin ne me pak se 20 vjet….
Fondi i Arabise Saudite veshtire se do financoje projektin e Sazanit nese Trump humbet ne nentor shumicen ne kongresin amerikan. Rama do ta shtyje me procedure per sivjet, pa lejen e Gjermanise zor se behet resort turistik Sazani!
Edi Rama , nuk ka me pis burre se Ty ,ai vend, nuk eshte puna se je arrigant, oordhac, piktor leshi i pa afte, por je biri i kurves ,qe poe shkerllen ate ved, ti qelbesire qe i fale ishullin ca qelbesirave vetem per te shpetuar bythen tende ,do te mbetesh i malllkuar ,. brez pas brezi , ndyresire,....ptuuuuuuu ,qelbesire burre....
Mediaset mos disinformo, mos shpif: Donald Trump nuk ka blere ishull ne Shqiperi i vetmi ishull i saj nuk eshte shitur, por i eshte falur Ivanka Trump dhe Jared Kushner nga hajdutidy metrosh ( ne fakt 1,98 cm) Ramaduro, vetem per nje foto me Presidentin Trump. Eshte falur Zverneci dhe nuk i dihet se deri ku do te shkojne keto dhurata qe shperndan Pashaj i Surrelit per te ruajtur te paprekur pushtetin e tij duke debuar mbi 1 milion shqiptare vetem ne 12 vjet.
Fraza ne artikull fitojne shqiptaret e gjithashtu fitojne dhe vlonjatet mundet dikush te ma sqaroj? pyetja ime eshte: Vlonjatet jane komb ne vete tani?
Shqiperia te shohi interest e saj. Nga shkemb ne biznes, punesom e fitimet edhe per vlonjatet e me shume. Vjosa park u pershendetje nga Eurpa, pasi i perdoren rrjedhet e tyre lumore per hece e fitime.