Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka depozituar në Kuvend një kërkesë për zhvillimin e një seance pyetje-përgjigje me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla.
Në shkresën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Braçe kërkon sqarime lidhur me lejimin e grabitjes dhe tjetërsimit të tokës përgjatë lumit Seman, pranë fshatit Imshtë. Ai kërkon gjithashtu informacion nëse janë evidentuar raste të ngjashme edhe përgjatë lumenjve Seman dhe Shkumbin.
Kërkesa e deputetit Erion Braçe
Në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 90 dhe 95 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një seance pyetje-përgjigje me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, për sa më poshtë vijon:
Pse lejohet grabitja dhe tjetërsimi i tokës së lumit Seman, pranë fshatit Imshtë, njësia administrative Bubullimë, bashkia Lushnje?
A keni evidentuar raste të tjera të grabitjes dhe tjetërsimit të tokës së lumit përgjatë lumenjeve Seman dhe Shkumbin, në territore të bashkisë Lushnje, Divjakë?
Ja lla ore brace shpejt je kujtuar per GRABITJE PRONASH ??? Ketu eshte grabitur e gjithe Shqiperia , ti pas 35 vjetesh ngre problemin , cké bere a derezi ke fjetur gjume 30 vjet deputet aty ne kuvend , apo kishe hallin e rroges dhe ste dilnin HESAPET ??? A mortje o mortje te dha leje sali krimineli te hapesh thesin ??
O Braçe dil një herë nga Vlora ,se këtu j'a bën fora,ç'e duan Seman e Shkumbinin këtu në Vlorë eja bën trimin , ke plot për të pyetur , por halli është kush përgjigjet.
O Brace , mire ben qe kerkon llogari per tokat e Semanit, po Ishullin Brace ,Ishullin e Sazanit qe e jep sikur e ka prone te tijen palloshi yt , atij qelbesires perse nuk i kerkon llogari , apo sta mban bythha , te hjithe ne nje hale jetoni.