Ministrja Kumbaro: Ky është plani kombëtar për parandalimin e dhunës dhe bullizimit në shkolla

12 Shkurt 2026, 15:20Sociale TEMA
Ministrja Kumbaro: Ky është plani kombëtar për parandalimin

Gjatë interpelancës së sotme në Kuvend, ministrja e Arsimit Kumbaro prezantoi Planin Kombëtar të Veprimit për Fuqizimin e Mekanizmave të Parandalimit të çdo Forme Dhune dhe Bullizmi për Sigurinë në Institucionet Arsimore Parauniversitare, i cili është miratuar dhe prezanton një kornizë veprimi që përfshin një bashkëveprim të gjerë mes institucioneve, punonjësve të arsimit dhe komunitetit.

“Ministria e Arsimit ka zgjedhur të mos reagojë në mënyrë fragmentare apo vetëm pas rasteve të veçanta, por të ndërtojë një qasje të qëndrueshme, të koordinuar dhe afatgjatë. Është miratuar tashmë Plani Kombëtar i Veprimit për Fuqizimin e Mekanizmave të Parandalimit të çdo Forme Dhune dhe Bullizmi për Sigurinë në Institucionet Arsimore Parauniversitare. Ky plan nuk është thjesht një dokument politikash, por një kornizë veprimi e përditshme që e sheh sigurinë në shkollë si një proces të përditshëm, ku bashkëpunojnë institucione shtetërore, mësues, prindër, nxënës dhe komuniteti. Po ndërtojmë një bashkëpunim shumë solid me një prej institucioneve më të mira që ka vendi në këtë fushë, siç është Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, qoftë për të krijuar mjedise më të sigurta digjitale, ashtu edhe për të krijuar linja të dedikuara komunikimi për të rinjtë që kanë nevojë të denoncojnë apo të tregojnë problemet që hasin! Përfitoj nga ky komunikim, që të them se AKSK ka një linjë direkte komunikimi, 24 orë në 7 ditë të javës, për problemet e sigurisë kibernetike apo të bullizmit online! Po ashtu, edhe me Autoritetin e Mediave Audiovizive, kemi hyrë në një fazë të re bashkëpunimi, për të monitoruar jo vetëm hapësirën tradicionale mediatike, por edhe atë digjitale me fokus sigurinë e fëmijëve. Prania e oficerëve të sigurisë është forcuar ndjeshëm dhe po shoqërohet me standarde të reja pune dhe etike profesionale.

Këta oficerë nuk janë më thjesht figura kontrolli, por pjesë e mekanizmit të parandalimit dhe ndërhyrjes së hershme ne bashkëpunim te ngushte me mësues, psikologe e punonjës sociale. Megjithëse shkolla shqipe ka një traditë të gjatë, Oficeri i Sigurisë është figure e re, nuk ka qenë tradicionalisht një figurë e shkollave tona. Ashtu sikundër edhe punonjësit psiko-socialë! Dhe pikërisht tre javë më parë, shpallëm 62 vende të lira pune për Oficerë Sigurie pranë shkollave tona. Paralelisht, është ndërtuar një strukturë e qartë koordinimi mes drejtorive arsimore dhe Policisë së Shtetit, për të garantuar reagim në kohë reale dhe shkëmbim të vazhdueshëm informacioni.

“Paketa e Sigurisë” si një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit ka institucionalizuar bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, falë të cilit është shtuar prezenca e punonjësve të policisë gjatë orarit të fillimit të mësimit, gjatë pushimit të gjatë dhe pas mbarimit të mësimit në perimetrin e shkollës.

Fillon brenda këtij viti projekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme “Qyteti inteligjent” pjese e te cilit është edhe pajisja e shkollave – fillimisht atyre me te mëdha në numër nxënësish – me kamera te posaçme për të parandaluar ne kohe dhe ne bashkëpunim me Policinë e Shtetit çdo incident apo konflikt

Po ashtu, në fillim të këtij viti shkollor, me një urdhër të posaçëm është ndaluar celulari në ambientet mësimore, një masë që rezulton e zbatuar plotësisht dhe që jemi duke e ndjekur hap pas hapi me rikujtesë dhe sensibilizim të përditshëm, ku prindërit i kemi krah dhe jo përballë!

Vendimi për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në ambientet shkollore nuk duhet parë si masë ndëshkuese, por si një ndërhyrje edukative dhe mbrojtëse. Një tjetër shtyllë themelore e planit ka qenë fuqizimi i shërbimit psiko-social në shkolla. Po ashtu është investuar në ndërtimin e rrjeteve të mbështetjes digjitale dhe mekanizmave të komunikimit të shpejtë.

Platforma SMIP – ku prindërit hyjnë në çdo kohë dhe kontrollojnë në kohë reale ecurinë e fëmijëve të tyre në shkollë - si edhe Fletorja e Komunikimit Online kanë krijuar një urë të drejtpërdrejtë mes shkollës dhe familjes, duke e bërë më të lehtë identifikimin e problematikave dhe adresimin e tyre në kohë”, tha ministrja Kumbaro.

3 Komente

  1. F
    Fredi

    Lërini këto filozofi dhe fantazi por vini dorë në mbarvajtje në disiplinën dhe rregullin në shkollë se po e merr dreqi.Vendosni rregulla dhe masa ndeshkuese te rrepta pasi po shkatroni mësuesit qe për turpin tuaj janë bërë për gjynah.Ju kurre nuk i jepni të drejtë mësuesve por vetëm nxënsit dhe prindrit .Shkollat janë kthyer në qendra rrugaçësh të ndyrë qe nuk pyesin as për gjë,ku mësuesit e shkrete rinë te tulatur e të strukur se mos u prishet terezia horave qe kanë zaptuar shkollat.Më turp nuk ka.Çfare plane dhe masa konkrete ndeshkuese te rrepta ka marre ministria ndaj rrugaçerise .Merrni pjesë fsheurazi në një ore mësimi në çfardo lloj shkolle dhe shikoni ku e kanë katandisur shkollën banditet e vegjel.Po humbët mësuesit ka humbur përgjithmonë kombi...

    Përgjigjjuni
    1. B
      Boosssi

      Duhet reforme ne arsim , qe i pergjigjet kohes se zhvillimit te shoqerise, ndarjen e gjimnazeve - shkencore dhe letrare, profilizim te metejshem te shkollave profesionale per te ecur me hapin e kohes. Bullizimi eshte gjeja e fundit nder hapat qe duhet ndermarr. Nuk ke faj ti , po kemi ne qe i japim voten PS , dhe ke ja 10 vite qe rri ministre dhe nuk ke dhene asgje , kontributi yt eshte shumzuar me zero, e paafte dhe pik. Fatkeqesi je ! Kryeministritit i them se e ke humbur fillin fare te punes, lere Europen,lere podcastin, lere fecebook, etj. Ku e gjene kohen te merresh me budalliqe, nuk jemi Norvegjia, qe i kemi Ok punet, Pervishu menget, kerko llogari per mireadministrimin e parase publike, per ecurin e puneve per keto je aty per asgje tjeter. E ke nisur mbrapsh!

      Përgjigjjuni
      1. S
        SHKËRDHITA

        Me ne fund nje lajm kaq i mire, kaq njerezor, dhe qe perfaqeson denjesisht traditen e mrekullueshme te familjes dhe te individid Shqiptar. Faleminderit zonja Ministre, dhe faleminderit Partia Socialiste qe mendoni per Shqiperine tone te dashur!!! Sepse SHTAZA serbe e Tropojes KURRE nuk ka bere, e as nuk ka dashur, e AS NUK DI te beje dicka te mire per kete vend qe i ka dhene gjithcka dhe qe e pastë HARRAM per 700 breza. Zonja ministre, ju LUTEM beni diçka per te EDUKUAR Shqiptarët qe te flasin me rradhe dhe pa nderprere njeri-tjetrin sepse eshte Blend-Fevzizuar dhe Rrot-Karizuar nje shoqeri e tere nga keto filo sllavë dhe helene, e bij kolaboracionistash. Duhet nje fushate e mirefillte kombetare ne kete pike, sepse Shqiptaret e meritojne sepse jane shume me evropiane edhe shume me te qyteteruar se fashist-zetoristat helene dhe barbaro-komunistet sllave qe na rethojne. FALEMINDERIT !!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje