Bashkia e Lezhës ka hapur një procedurë prokurimi me fond limit 848 milionë lekë, ose rreth 8.4 milionë euro, për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve rurale në njësitë administrative të territorit të saj.
Ndërhyrjet do të realizohen përmes dy loteve. Loti i parë, me vlerë 357 milionë lekë (3.6 milionë euro), përfshin Zejmenin, Shëngjinin dhe Kolshin.
Loti i dytë, me fond limit 491 milionë lekë (4.9 milionë euro), parashikon investime në Kallmet, Blinisht, Dajç dhe Ungrej.
Sipas dokumentacionit zyrtar, investimi synon përmirësimin e aksesit rrugor në zona me potencial të identifikuar ekonomik, me fokus në zhvillimin e turizmit, bujqësisë, vreshtarisë dhe agroturizmit.
Bashkia vlerëson se përmirësimi i infrastrukturës do të krijojë kushte për rritjen e aktivitetit ekonomik, lehtësimin e qarkullimit të produkteve bujqësore dhe nxitjen e investimeve private.
Por cilat janë në fakt këto fusha? Në dokumente është bërë edhe një përshkrim i potencialit që paraqet secila njësi sa i takon zhvillimit të ekonomisë lokale:
Shume mire qe investoni jo vetem ne Lezhe. Z.kryeminister Shqiperia ka dhe nje krahin . Krahina e Skraparit. Ka 36 vjet qe nuk investohet asnje cent. Ka 36 vjet qe kjo krahin voton 99% PS. Mire ja beni. Ashtu lereni