Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj deklaroi sot se Ministria e Mjedisit ka përmbyllur me sukses fazën e parë të reformës së mbetjeve, duke e cilësuar këtë fazë si një hap themelor për ndërtimin e një sistemi modern dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri.
Sipas Ministrit, reforma e nisur në shtator 2025 është ndërtuar mbi tre shtylla kryesore, të cilat tashmë janë plotësisht të realizuara: miratimi i Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, miratimi i Ligjit për Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesit dhe krijimi i Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM sh.a.).
“Këto tre nisma na lejojnë sot të kalojmë nga faza e rregullimit ligjor tek faza e investimeve konkrete në terren”, u shpreh Jaupaj, duke shtuar se tashmë fokusi i Ministrisë është ndërtimi i infrastrukturës moderne për menaxhimin e mbetjeve në të gjithë territorin e vendit.
Ministri bëri të ditur se Shqipëria është e ndarë në 10 zona menaxhimi të mbetjeve dhe për secilën zonë janë hartuar plane të detajuara investimesh, të cilat do të nisin gradualisht nga viti 2026 dhe do të vijojnë në vitet në vijim.
Posi pra posi, po Arta Dollani ku eshte sot, ne arrest shtepie
Dakord me tre shtyllat e reformes qe keni ndertuar, por keni harruar shtyllen e KATERT. Shtylla e katert ndahet ne disa nene shtylla ku e para eshte dembelizmi dhe pakujdesia e futesve te plehrave ne kosha, e dyta eshte dembelizmi dhe qendrimi i pa kujdesshem i punonjesve, shofereve dhe drejtueseve te firmave qe bejne heqjen e plehrave nga koshat ne makine dhe e treta nga renditja, por me e rendesishmja eshte çeshtja e jevgjeve, harixhinjeve dhe qemtonjesit e plehrave qe jane ne kosha ose rreth tyre. Keta bejne ndotje mbi ndotje, p. sh: nje dyshek i flakur ne afersi te koshave nga nje familjar i "paster", meret dhe shqyhet nga te siperpermendurit, i meret susta metalike per skrap dhe pjeset e buta dhe te padobishme per jevgjit te dyshekut fluturojne ne ajrrin perrreth. Po nje tjeter familjar i "paster" flak televizorin ne afersi te koshave. Menjehere shqyhet nga te interesuarit dhe xhami i ekranit perfundon ne mijra copeza ne rruge. Po keshtu edhe mobiljet, pasqyrat e me the e te thashe. Burim pislliku tjeter jane ndrrimi i vajrave te makinave qe kryhet ne afersi te pusetave te shiut, dhe duke qene se ndertuesit i kane dhene pjerresi "perfekte", vajrat perfundojne ne trupin e rruges. Burim tjeter ndotje qe i perkasin shtylles se katert jane edhe punonjesit e firmave te ndertimit qe kryejne punime rikonstruksioni apo punime "kapote" ne banesa. Copat e pllakave , llaçit dhe betoneve te ngurta, polisterolit qe coptohet per te lozur femijet, por sidomos materialet e rrezikshme te termoizolimit qe prishet qe jane te perbera nga azbesti, nje nga shkaktaret kryesor te kancerit ne mushkri, perhapen ne rruge nga femijet. Burim tjeter papastertie, por jo te rrezikeshme jane edhe dyqanet kioska ne banesa te cilet shesin ushqime per te vegjel ambalazhi i te cilave, shqyhet dhe flaket ne rruge nga te vegjlit. Po keshtu bejne edhe "tregetaret" qe mbajne paster lokalin e qe fshijne me fshese para deres se tyre duke i degdisur pluhurin dhe letrat ne koshin gjigand nga ku nuk i trajton asnji mbledhes plehrash, ne RRUGE. Per mjtimin tim, reforma per mjedisin duhet filluar nga fundi, d.m.th. nga KOSHI DHE TE VAZHDOJE ME KOKAT e njerzeve qe te kuptojne se qe te jesh i paster duhet te PUNOSH VETE dhe jo te presesh nga tjetri. Kur Partia ime te vije ne pushtet ne muajin Maj, reforma mjedisore do te jete spektakolare.