Bllokohet sërish Thethi, aktivizohen orteqet e dëborës

8 Shkurt 2026, 19:20Sociale TEMA
Bllokohet sërish Thethi, aktivizohen orteqet e dëborës

Në Qafë Thorë, si pasojë e rritjes së temperaturave, janë aktivizuar orteqe bore duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në këtë aks malor.

Kjo është hera e tretë brenda një kohe të shkurtër që Qafë Thorja bllokohet nga orteku i borës duke krijuar probleme për drejtuesit e automjeteve.

Strukturat përgjegjëse po punojnë për pastrimin e borës dhe hapjen e rrugës, ndërsa situata mbetet delikate, pasi orteqet vijojnë të jenë aktive.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjet në këtë segment deri në normalizimin e plotë të situatës dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

Lini një Përgjigje