Nga Eduard Zaloshnja
Banka e Shqipërisë është lojtari më i fuqishëm në tregun monetar, me epërsi gjigante ndaj çdo lojtari tjetër në këtë treg. Me një ndërhyrje të fuqishme të kësaj banke në tregun monetar, kursi i këmbimit Euro-Lek mund të shkojë me lehtësi 1 me 100. Dhe një ndërhyrje e tillë do t’i çonte rezervat valutore të shtetit shqiptar në një vlerë që mund të mbulojnë deri në 12 muaj të gjithë importeve, ndërkohë që nuk do ta destabilizonte nivelin e përgjithshëm të inflacionit.
Po si do të ndikonte kursi i këmbimit të Euros 1 me 100 në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe të popullsisë?
Sektori i bujqësisë patjetër do të kishte përfitim, ngaqë do të ishte më konkurues në tregjet e eksportit, ndërkohë që do të ishte më konkurues edhe në tregun e brendshëm ndaj produkteve të importit (në zonat rurale banon më shumë se 35% e popullsisë së vendit).
Sektori i fasonerisë patjetër do të kishte përfitim, ngaqë do të ishte më konkurues në tregjet e eksportit, ndërkohë që do të ishte më konkurues edhe në tregun e brendshëm ndaj produkteve të importit (nga sektori i fasonerisë përfiton pothuaj 11% e popullsisë së vendit).
Edhe sektori i turizmit do të kishte përfitim, ngaqë do të ishte më konkurues ndaj vendeve të tjera mesdhetare, ndërkohë që kursi 1 me 100 do të stabilizonte një faktor psikologjik për 12 milionë vizitorët nga jashtë, kur bëjnë llogaritë se sa do të shpenzojnë në Shqipëri (nga turizmi përfitojnë drejtpërdrejt apo tërthorazi rreth 18% e popullsisë së vendit).
Rreth 65% e depozitave të kursimit në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri janë në Euro ose në valuta të barazvlershme. Të gjithë këta depozitorë kuptohet që do të përfitonin nga kursi 1 me 100 për Euron. Gjithashtu do të përfitonin të gjithë qytetarët që kanë dhënë ambjente me qira apo që kanë kontrata shërbimi të denominuara në Euro.
Së fundmi, por jo më së pakti, të gjithë familjet që mbahen me dërgesat valutore nga emigracioni do të përfitonin nga kursi 1 me 100 për Euron. Vjet dërgesat valutore nga emigracioni kapën shifrën rekord 1.4 miliardë Euro!
Sa kohë që tregu finaniar të dominohet nga paratë e krimit,korrupsionit dhe drogës ,€uro do zhveftësohet deri 1 me 10.jo 1me 100.Mos mashtroni veten ,popullin dhe ekonominë me shpifjen se janë paratë e emigracionit.Pa shpartalluar mashtrimin dhe gënjeshtrën nuk do ketë kurrë ekonomi të pastër.Prrallat me mbret ,tregojani për të vënë në gjumë fëmijët.
Shumë e drejtë Zaloshnja .
Po mire o zoti Zaloshnja, bukur i ben hesapet per te gjithe ata qe paguhen me euro, po per shqiptaret qe paguhen me leke, se flasim per ne Shqiperi, jo per ne Itali apo Greqi, pse duhet te paguajme me shume leke per te blere euro, per nje problem shendetesor apo edhe per turizem jashte Shqiperie, s'te ben aspak pershtypje, por u qan hallin vetem turisteve te huaj dhe emigranteve shqiptare qe do te marrin me pak leke ne change-t ne Shqiperi. Pastaj mos u merzit se ekuilibrat i vendos tregu, nuk behen me sforco nga nderhyrjet, sepse ashtu si euro, eshte dhe dollari, paundi apo franga svicerane. Ti, si duket pagugesh me euro dhe ben vetem hesapet e tua, por nuk ndikon dot ne kursin e kembimit. Po te ishe nje cike ekonomist, nuk do gjykonje keshtu, kete kurs e ka vendosur rritja ekonomike, jo rruga.
Eshte treg I deformuar nga paraja zeze. Te bej nje pyetje ti qe paguhesh me leke. Ja ke pare hajrin lekut te forte? E di ti qe une kur vij ne Shqiperi blej ushqime te pakten 40% me shtrenjte se ketu ku jam. Leri detergents e me the te thashe. Hahrin ja shikojne vetem importuesit e asnje tjeter.
Ja u bë 1 me 100 për një muaj. Pastaj fillon përsëri rënia dhe shkon po aty ku është sot........ . Banka e Shqipërisë në radhë të parë duhet të bëjë një reformë të lekut. Të mos ngatërrohet bota, lek I vjetër, lek I ri....... Të nxjerrë një prerje të re të lekut të barabartë me 1.3 të vlerës të sotme, dhe s'ka burrë nëne që e konvertoni më në lek të vjetër.
Kam qene gjithmone per nje zgjidhje si kjo qe propozon ti.Madje jo 1.3 po 1USD = 100 Leke, me kursin e dites dhe te dali dicka si 1 Lek = 1.2211 lek te sotem qe te mbyllet pergjithmone kjo histori dhe te kthehemi aty ku kemi qene.
Mjere pensionistet qe jetojne me euro e femijeve.
Cdo gje eshte e mundur por me mire do ishte te futet edhe Euro monedhe zyrtare si Leku ; pra ne perditshmerine e jetes te mund te blesh 1 kg patate psh., edhe me euro po s'pate lek, apo edhe kafen te lagja ta pish edhe me euro; tek ne perdoret euro ne pagesa te ndryshme ne kontrata makinash, shtepiash, ne hotele, ne paga, etj etj, atehere perse mos te formalizohet edhe me ligj kjo; Ne fillim do duket si problem por do pershtatemi shume shpejt sepse jemi vend i vogel, emigracion te madh ne BE, dhe ne nje periudhe kalimtare shteti te mbeshtese subjektet eksportuese; por edhe banka qendrore te kete rezerve te madhe valutore ne euro qe mos zhvleresohet shume leku; E kembim valutor te kete kudo qofte ne hotele ne restorante ne supermarkete kudo; Shteti problem mund te kete vetem kalimin e pensioneve ne euro qe mos perballet pensionisti me rritje cmimesh e i rrofte pensioni i larte ne euro pastaj.