Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

6 Shkurt 2026, 20:36Sociale TEMA
Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

Hapet zyrtarisht gara për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të 9 shërbimeve kryesore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e drejtuesve të shërbimeve universitare shëndetësore ka shpallur konkurrimin për disa nga repartet më të rëndësishme të spitalit.

Mes shërbimeve që pritet të kenë shefa të rinj janë: Anestezi–Reanimacioni, Toksikologjia Klinike, Neurologjia, Onkohematologjia Pediatrike, Nefrologjia dhe Dializa Pediatrike, Onkologjia, Reumatologjia, Alergologjia dhe Dermatologjia.

Shpallja zyrtare është publikuar në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Sipas njoftimit, kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë dosjet e aplikimit nga data 10 deri më 25 shkurt, pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.

Për t’u kualifikuar, kandidatët duhet të jenë mjekë specialistë të shërbimit për të cilin konkurrojnë, të kenë titull akademik Profesor, Profesor i Asociuar ose Doktoraturë, si dhe përvojë akademike minimale 5 vite dhe përvojë klinike jo më pak se 10 vite në specialitetin përkatës.

Po ashtu, aplikantët duhet të jenë pedagogë me kohë të plotë, të mos kenë dënime penale apo masa disiplinore në fuqi dhe të paraqesin një platformë strategjike katërvjeçare për zhvillimin e shërbimit universitar që synojnë të drejtojnë.

Lista e kandidatëve të kualifikuar do të publikohet pas shqyrtimit të dokumentacionit, në faqet zyrtare të institucioneve përkatëse.

2 Komente

  1. S
    Specialisti

    Asnje pike shprese në rrotjen e cilësisë dë shërbimit shëndetsor nuk pritet të përmirësohet veçanërisht në atd të Onkologjisë , Dermatologjisë etj. Në onkologji konkuron Helifon Nina me dosje Prof fake me monografi sa një bllok xhepi e paraqiti për mbrojtjen e mëntë lartit titull akademik “Profeso”. Ka mbaruar specializim për “Kirurgji” pa njohur asnjë rresht nga Onkologji! Ai nuk ka kualufikim të mirëfilltë Onkologjik dhe di i tille kjo duhet të merret parasysh nga Komisioni i cili fatkeqesishte nuk është tërësishtë Akademik por as Profesional! Emrimi tij në krye të onkologjisë do jete një dështim dhe do ti kushtojë dhe më shumë përkeqesimit të cilësisë së shërbimit shëndetsor ! Natyra konfliktuale nxitës grupazhesh do përkeqesojë dhe më shumë drejtimin profesional! Zgjidhja : heqja e kirurgjise onkologjike fhe shkirirja e saj me kirurgjine speciale të QSUT do rriste konkurence cilësi! Do krijonte më më shumë hspsira për të sëmuret e rroptate në mikrohapsira krevatesh dhomash, koridoresh etj! Onkologjia duhet të jetë Kimioterspi dhe radioterapi deri në mundësimin e një spitali të ri me hapsira të bollëshme! Kirurgjia e tumoreve behet në çdo klinikd kirurgjikale të QSUT, ke Trauma, Ndrowi, Rajonalet etj! I bie që të krijohet punë për Helidonin se është kirurg???? Vetem një onkolog apo radioterapeutik mund ta kuptoje si duhet onkologjinë!!!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roja

      Helidoni mjeku me i perkushtuar te Onkologjiku.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje