U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

5 Shkurt 2026, 18:21Sociale TEMA
U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si

Prej ditës së djeshme ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu ndodhet i shtruar në spitalin Nënë Tereza, në reaniamacion, pasi është paraqitur me probleme në frymëmarrje.

Gjendja e ish-kreu të vendit paraqitet e qëndrueshme, ndërsa mjekët e ekipit të aritmologjisë, pas konsultës ditën e sotme kanë vendosur që një pacemaker me dy dhoma.

Pacemaker është një pajisje mjekësore që ndihmon zemrën të rrahë rregullisht, kur ritmi i saj është shumë i ngadalshëm ose i çrregullt.

Moisiu vuan nga rrahjet e ngadalta, ose bllok atrioventrikular, që lidhet me moshën. Aktualisht gjendja e tij është e qëndrueshme dhe në përmirësim.

10 Komente

  1. P
    Presidenti me i mire qe kemi patur....

    Sherim te shpejte zoti Moisiu, ke qene Presidenti me i mire i 35 viteve te fundit. Burrat si ty rralle dalin, dhe populli nuk te haron, e ke fituar respektin me te madh nga populli shqiptar.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionisti

      Sherim të shpejtë dhe jetë të gjatë

      Përgjigjjuni
      1. L
        LORA

        Te kalume per burrin e shtetit,ish-Presidentin Alfred Moisiu.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Abc

          Sherim te shpejte, Njeri! Na duhesh akoma.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qazim Mulleti

            I vetmi burre shteti e Shqiptar ne kte tranzicion.

            Përgjigjjuni
            1. "
              "BOHOTINA"

              President qe e ka patur zemren ne koke. Pra i ka folur zemra dhe jo buzet dhe xhepi... Sherim te shpejt.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Atdheu

                Sherim te shpejte, o bablok!

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sapa

                  Pjesa e ndershme e shqiptareve lutet per kete njeri qe te kete jete te gjate dhe te lumtur!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arberori

                    Njeri dinjitoz dhe i respektuar. I vetmi burre shteti qe e meriton kete epitet pas 1991. Funksionar i respektuar dhe i paperlyer me ndyresirat e tjera. Ne detyren e tij dhe me pas, po qendron mbi palet ashtu siç ia diktonte funksioni publik. I uroj nga zemra sherim te shpejte. Te tilla modele i kemi gjithmone nevoje ne kete ambient acid dhe toksik qe kjo politike e felliqur ofron.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Atrani

                      Presidenti me i mire qe ka patur ky vend ndonjehere. Atdhetar dhe njeri i rrespektuar

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje