Gjatë vizitës së tij në Vatikan, kryeministri Edi Rama ka kryer homazhe edhe në varrin e Papa Françeskut. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali Zaho ata vendosën një buqetë me lule mbi varrin në Bazilikën e Shën Marisë në Romë aty ku prehet Papa.
Ndërkohë nuk mungon edhe një mesazh nga kryeministri i cili shprehet për Papa Françeskun se ka qenë mik i paharruar i Shqipërisë.
“Homazhi në varrin e Papa Françeskut, mik i paharruar i Shqipërisë dhe i familjes sonë, që nuk harronte kurrë të lutej për popullin tonë e të na dërgonte mesazhet e tij të miqësisë, ishte një çast i veçantë i vizitës në Selinë e Shenjtë”, shkruan Rama.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme, Rama u prit në një takim nga Papa Leoni XIV.
Në një njoftim të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë thuhet se “Në bisedimet e përzemërta u theksuan marrëdhëniet e mira ekzistuese mes Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet mes komunitetit kishtar dhe atij civil”.
e kishim mik.Gjithmone na bente te lumtur duke derguar te falat e tij
I shkosh Mrapa o Hajdud
Ky ka nje te mire ne krahasim me Saliun :qe nuk tregon stilolapsat qe i dhurojne!
Ne foton me siper shkruan Gjon Pali i dyte!
https://.com/?p=15562 8 papet fort te nderuar Shqiptare.
sorosiani francesk argjentini