FAKSIMILE: Hapet zyrtarisht TikTok në Shqipëri

4 Shkurt 2026, 15:50Sociale TEMA

Qeveria shqiptare ka vendosur të rikthejë aksesin në platformën TikTok, një vit pas vendimit për bllokimin e saj.

Vendimi ka dalë këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Në vendim parashikohet:

Heqja e masave të përkohshme që ndalonin aksesin në TikTok, pas shqyrtimit të problematikave në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me entet rregullatore, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për rikthimin e platformës, duke respektuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Shfuqizimi i vendimit nr.151 të datës 6 mars 2025, që kishte vendosur masat e përkohshme kundër ndikimeve negative të TikTok.

FAKSIMILE: Hapet zyrtarisht TikTok në Shqipëri

5 Komente

  1. F
    Fat man

    Shoke te "njesitit gueril", Tik - Tok i cilesuar nga paloshi Ed si rrugaci i lagjes pasi beri nje vit burg pa vendim gjykate nashi eshte bere shembulli i lagjes.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali Ram (a) Berisha

      Pse ka qene i mbyllur Tik-Tok ????......asnje dite nuk na eshte nderprere...edhe femijet 5 vjec mesuan te instalojne VPN dhe te hapin TIK-TOK pa problem...

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aplikacioni ilegal dhe legal

      Duhet tē ishte hapur vetēm pēr periudhēn korrik dhe gusht.Ne nuk kemi forc ti pengojm nxēnēsit tē mos bējn vidio erotike nga çorçafēt e krevatit.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xha

        U lirua kanceri tiktok për të infektuar shtesat e ulëta të popullsisë shqiptare, që faktikisht përbën 70-80% të popullsisë.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Me tik-tok Kina ja kajti nonen Perendimit

          Kjo nuk duhet te ndodhte. Femijet ne 16 vjec, ji vetem tik-tok por asnje rrjete sociale nuk duhen lejuar te perdorin.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje