Policia Rrugore e Elbasanit ka njoftuar se për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor “Librazhd–Korçë”, në zonën e fshatit Dragostunjë, qarkullimi i automjeteve do të bllokohet përkohësisht gjatë orëve të natës.
Sipas njoftimit zyrtar, bllokimi do të zbatohet nga data 3 shkurt 2026 deri më 5 shkurt 2026, në intervalin kohor 22:00 – 05:00.
Gjatë këtyre orareve, aksi rrugor do të jetë i pakalueshëm për të gjitha mjetet, veçanërisht për automjetet e tonazhit të rëndë. Për këtë situatë janë njoftuar edhe pikat e kalimit kufitar, me qëllim informimin e drejtuesve të mjeteve.
Gjatë kohës së bllokimit do të lejohen të qarkullojnë vetëm autoambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe ato të Policisë.
Si rrugë alternative për mjetet e vogla, autoritetet bëjnë me dije se do të shërbejë aksi “Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh”, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.
Kujtojmë se para dy ditësh në zonën e Dragostunjës një shembje masive e gurëve dhe dherave bllokoi qarkullimin në këtë aks për disa orë.
Ja mor kokboshat e Qeverise e Opozites,qe dolet prap te Enver Hoxha. E ka ndertuar ai,(Ose ne kohen e tij) jo per veturat natyrisht por per mjetet e ushtrise.(Rrugen Maliq Gramsh). E dyta shikoni hekurudhen qe ka ndertuar:pervec demtimit nga barbaret pas 90 ska leviz asnje cm. Ndersa sot ne saje te piktorit dhe nongrates rruget e shqiperise jan shkep te gjitha ose jane kandidate per shkepje. Hani pershesh se po ju vjen rradha!!!
Po te kishte qene rruga Maliq-Gramsh si ne kohen e Enverit sot andej do kalonin vetem mushkat. Me ngadale mor trim, se me rruget e Enverit per te vajtur nga Kukesi ne Sarande duheshin 2 dite, nga Tirana ne Gur te Kuq me tren 10 ore e deri ne Korçe tren-autobus 12 ore, po atehere nuk udhetonin njerezit, se s'kishin pse te udhetonin, perveçse per dasma e per vaki.