Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka kërkuar një sqarim nga ministrja e Shëndetësisë, për një qendër shëndetësore në njësinë 5, e cila sipas socialistit Braçe, prej 4 muajsh nuk funksionon.
Braçe deklaroi në Parlament se edhe pse jemi në pikun e periudhës së grupit, mijëra njerëz në atë njësi nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale.
Braçe tha se kërkesën e ka bërë që në 19 janar, dhe ende nuk ka marre nje pergjigje.
“Që në datën 19 kam paraqitur një kërkesë për një proces pyetje përgjigje për ministren e Shëndetësisë. Ka të bëjë për mosfunksionimin e një qendra shëndetësore në njësinë 5 në zonën e Irfan Tominit. Mendova se ishte momenti i duhur për të marrë një përgjigje pas 4 muajsh.
Jemi në pikun e periudhës së grupit dhe mijëra njerëz në atë njësi nuk marrin dot shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale.
Kërkesën për pyetje e kam dërguar në 19 janar, sot jemi në 3 shkurt. Nuk e gjen dot në asnjë rast se kur mund ta marrësh përgjigjen.
Duhet të ishte edhe shqetësim i ministrisë së shëndetësisë të kthente përgjigje për këtë gjë, sa më parë të jetë e mundur. Cdo mënyrë tjetër e marrjes së përgjigjes është ezauruar.
Po hyjmë në muajin e 5 me shërbim të kufizuar shëndetësor. Kur kthehet qendra shëndetësore në rrugën Irfan Tominit”, tha Braçe.
Si ka mundesi te mos kete sherbim , qendra shendetesore e njesis N 5-se ??? Pakenaqesirat mund te kete ose sorollatje per pacientet ne mungese te sistemit kompjuterik kur duan te lene orare tek specialisti ose marja e kodit te ilaceve apo orare per analiza te ndryshme por qe te mos funksionoj te jape sherbim kjo me duket absurde dhe nje shenje Alarmi per ministrine e shendetesise ??? Te kete aritur deri ketu ? Mos je keqe- kuptuar Brace , ngateron sherbimin me sorollatjen e pacienteve per shkak te modernizimit ? Atehere te kthehen tek KARTELAT e dikureshme eshte me praktike dhe me e thjeshte , si per mjekun sidomos per pacientin mbaron pune me shpejte ?????
Po per vjedhjet makabre te kardiokirurgjise nuk do flas asnje deputet .Aka vend ne bote qe ne spitalin qe te paguajne te rrjepesh popullin ?Jo! 25 vjet punova ne israel ne spital 19 vjet dhe vjedhje te tilla as qe diskutohet qe kishte Nje mjek ne telaviv ehoqi nga spitali itha te operohej ne kliniken e tij private,per fat te keq i semuri vdiq dhe dr u denua 12 vjet burg ,ne rast se do vdiste ne spital dr nuk do ti ndodhte asgje A jane njerez keta kirurg ne QSUT dhe ne te gjitha klinikat e tjera ne shqiperi qe rrjepin te semuret?UNE jam laik por jashte kultures dhe njerezillekut do ti mallkoj ata mjeke qe rrjepin popullin ta paguajne atje ku ju dhemb me shume Dy fjale per RAMEN qe sa here flitet per mjeket gjithmone i mbron nga qe ata ,mjeket,shkojne paralelisht me politikanet.Mjere ai popull qe as sherbimin mjeksor nuk merr dot Ky eshte kapitalizmi mos qofte kurre per antihumanizmin deri ne palce