Shoqata e Gjyqtarëve reagon ndaj deklaratave të Ramës për pagat

3 Shkurt 2026, 21:25Sociale TEMA
Shoqata e Gjyqtarëve reagon ndaj deklaratave të Ramës për

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar ato si një fushatë spekulative dhe populiste që synon të ushtrojë presion mbi Gjykatën Kushtetuese dhe të delegjitimojë një proces kushtetues në fazën përfundimtare të vendimmarrjes.

DEKLARATË E SHOQATËS KOMBËTARE TË GJYQTARËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve e Republikës së Shqipërisë e ka ndjekur me keqardhje dhe shqetësim fushatën e spekulimeve publike të ndërmarrë nga kreu i Këshillit të Ministrave dhe gjithashtu edhe zhvillimin mediatik të saj, që kulmoi mbrëmjen e kaluar. E gjithë kjo tymnajë populiste është krijuar dhe shpërndarë me qëllim linçimin e gjyqtarëve dhe shoqatave të tyre lidhur me një proces gjyqësor kushtetues, i cili ndodhet në fazën e vendimmarrjes përfundimtare në Gjykatën Kushtetuese.

Ndaj e vlerësojmë të nevojshme, jo të argumentojmë drejtësinë kushtetuese të pretendimeve të parashtruara në dy kërkesat e paraqitura, pasi artikulimi juridik dhe parashtrimi i tyre në gjykatën e ligjeve tashmë është një fazë e mbyllur procesi, por të mos lejojmë keqinformimin e publikut mbi qëllimet e këtyre iniciativave gjyqësore. Në respekt të parimeve të shtetit të së drejtës dhe standardeve të përbotshme demokratike dhe qytetare që Republika jonë aspiron, ne nuk mund t’i lejojmë vetes që të ushtrojmë presion mbi Gjykatën Kushtetuese, t’i intimidojmë gjyqtarët, t’i kërcënojmë apo t’u prishim atyre qetësinë e meshës, që duhet të ketë faza e mbrame e procesit, ajo vendimmarrëse. Tashmë ka vetëm një zë legjitim që duhet të dëgjohet dhe se ai zë i takon vetëm artikulimit të vendimit nga Gjykatës Kushtetuese.

Por ne nuk mund të heshtim përballë përbaltjes kryeministrore, publike, mediatike, tërësisht histerike, që synon të ndezë kundërshtitë në opinionin publik për një vendimmarrje dhe proces kushtetues që duhet të zhvillohet në sallën e gjykimit. Në gjithë këtë fushatë qeveritare dhe të shumëzuar mediatikisht, të nxitur dita-ditës për të krijuar furinë populiste kundër një procesi gjyqësor kushtetues, duhet që të përmenden disa fakte historike, të cilat neglizhohen për t’u cituar, qëllimisht nga disa dhe nga padijenia e mirëkuptueshme e të tjerëve.

Së pari, projektligji për statusin e magjistratëve, i hartuar nga ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë të mandatuar nga Komisoni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, parashikonte në vitin 2016 se statusi financiar i pagës së magjistratëve do të ishte gati një e treta në vlerë absolute më e madhe nga çfarë u vendos nxitimthi dhe pa debat publik për t’u bërë ligj nga Kuvendi në nëntorin e vitit 2026. Shpejtësia e miratimit të ligjeve në Kuvend dhe shmangia e debatit mbi këtë propozim, të gjithëpranuar në vitet e hartimit të paketës ligjore të reformës, bëri që cedimi i parë në këtë drejtim nga standardet e drejtësisë së re të ndodhte me miratimin e ndryshuar nga varianti fillestar i ligjit për statusin e magjistratëve. Ky ishte keqbesimi i parë i treguar në stafetën e atyre që vetëm mësojnë si të vijojnë dhe jo të ndalen.

Së dyti, sikur të mos mjaftonte ky cedim, në ligjin e nëntorit të vitit 2016 u parashikua se efektet financiare të pagave të magjistratëve do të nisnin nga data 01.01.2019. Kështu për dy vite dhe dy muaj reforma e re vendosi që magjistratët të paguhen me reformat e vjetra. Ky moment ishte keqbesimi i dytë në rradhë.

Së treti, stafeta iu pasua keqbesimit të tretë, pasi në momentin e fundit në Kuvend u ndryshua dispozita tranzitore e ligjit, duke u parashikuar se magjistratët që nuk kishin kaluar vetingun, në datën e shumë-dhe-mezipritur, 01.01.2019, do të vijonin të merrnin pagën e vjetër, atë të përcaktuar në vitin 2008, duke u zbatuar sakaq ligji i ri vetëm tek magjistratët që kishin kaluar vetingun. Kanë qenë pikërisht dy shoqatat e gjyqtarëve që i janë drejtuar në atë kohë Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e këtij cedimi të tretë në sinqeritetin e vullnetit të shtetarëve shqiptarë, pasi një trajtim i tillë ligjor cenonte standardet e përbotshme të drejtësisë dhe barazisë së shtetasve para ligjit. Falë ndërhyrjes shfuqizuese të Gjykatës Kushtetuese në atë kohë kjo padrejtësi e Kuvendit u ndreq dhe se statusi i magjistratit nuk u cenua.

Së katërti, para se të vinte data 01.01.2019, Këshilli i Ministrave me vendim dhe me keqbesim tregoi mungesën e katërt të sinqeritetit dhe vullnetit në këtë element të reformës në sistemin e drejtësisë. Paga e magjistratëve, prej ekspertëve të mandatuar vendas dhe ndërkombëtar dhe të miratuar nga shumica e kualifikuar e Kuvendit, ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që paga referuese të lidhej pazgjidhshmërisht me një kategori të caktuar funksionari të lartë të nëpunësisë civile në Kryeministri, duke patur parasysh mbrojtjen e statusit, pavarësisë dhe dinjitetit të magjistratit në këtë standard ekonomik progresiv, jo vetëm në momentin e miratimit të ligjit, por në çdo ligj që do të miratohej në të ardhmen, sipas vizionit të nenit 138 të Kushtetutës. Mungesa e katërt e sinqeritetit të vullnetit nga njëra anë dhe nga ana tjetër e keqbesimit të rradhës prej Këshillit të Ministrave solli që, nën udhëzimet e Ministrisë së Financave, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe më tej çdo gjykatë dhe prokurori në vend të merrte për bazë një referencë page më të ulët për ndërtimin e statusit financiar të magjistratit, duke qenë se tashmë kategoria e nëpunësisë në Këshillin e Ministrave, që kishte referuar ligji për statusin e magjistratit, ishte suprimuar qëllimisht dhe me keqbesim nga ekzekutivi.

Së pesti, për të ndrequr këtë pakushtetutshmëri, që i shkaktohej ligjit organik nga një akt nënligjor normativ, tashmë të evidentuar dhe të denoncuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2020, Kuvendi legalizoi pakushtetutshmërinë e vendimit të Këshillit të Ministrave, që para datës 01.01.2019 kishte suprimuar pikërisht pozicionin administrativ të nëpunësisë në Kryeministri vetëm e vetëm që të cenohej dhe të mos gëzohej statusi financiar i magjistratëve, duke i zbritur ato fiktivisht një kategori më poshtë në pagën referuese. Kjo ishte mungesa e pestë në rradhë e sinqeritetit dhe e vullnetit për zbatimin e këtij elementi të reformës në sistemin e drejtësisë. Pikërisht ky ligj është kontestuar nga shoqata e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe se në vitin 2022 kjo e fundit e shfuqizoi atë, duke argumentuar ndër të tjera se statusi financiar i magjistratëve nuk mund të reduktohej, se Kuvendi ishte i lirë të kompozonte pagën referuese por se kjo liri, sipas nenit 138 të Kushtetutës, kushtëzohej në çdo rast nga mospërkeqësimi cilësisht dhe materialisht i statusit financiar të tyre.

Së gjashti, si kundërvenie e kësaj qëndrese dhe emancipimi të pushtetit gjyqësor dhe shoqërisë civile të gjyqtarëve, Këshilli i Ministrave vendosi sërisht të ndërhyjë në statusin financiar të magjistratëve, duke e ulur cilësisht dhe materialisht atë por duke e fshehur këtë ulje nën keqbesimin e një formule që siguron vetëm vlerën absolute të pagës referuese por jo standardin e nenit 138 të Kushtetutës dhe standardin jurisprudencial të Gjykatës Kushtetuese. Të keqardhur nga kjo mungesë e gjashtë e sinqeritetit dhe nga ky kebesim i rradhës mbi zbatimin e një ndër elementeve më të rëndësishëm të reformës në sistemin e drejtësisë nga ana e Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit, të indinjuar nga kjo sjellje dhe nëpërkëmbje e tyre mbi paprekshmërinë e dinjitetit të magjistratëve, shoqatat e gjyqtarëve kanë aktivizuar për të tretën herë radhazi juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese, tashmë për të vendosur nëse ligji i vitit 2023 pajtohet apo jo me jurisprudencën e saj dhe me nenin 138 të Kushtetutës, i cili në ligjëratë të drejtë urdhëron se: “Paga dhe përfitimet e tjera të gjyqtarëve nuk mund të ulen”.

Pikërisht kjo është historia e vazhdueshme dhe recidivizmit të ndërhyrjeve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në statusin magjistratëve dhe në pavarësinë e pushtetit gjyqësor, në mënyrë të papajtueshme me Kushtetutën. Këto ndërhyrje antikushtetuese kanë nisur nga viti 2016, për ta vijuar në vitin 2019, në vitin 2021 dhe më tej në vitin 2023. Ndërkohë në ligjërimin e djeshëm të kreut të ekzekutivit u paralajmërua publikisht dhe kërcënueshëm se, edhe pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, do të gjendet një zgjidhje e tjetër dhe alternative e stilit të sulmit të rradhës, që i bie të jetë keqbesimi i shtatë në rradhë, megjithëse deri më tani vetëm i premtuar.

Përmes këtij reagimi kërkojmë që të përcjellim publikisht se të gjitha iniciativat civile dhe kushtetuese të shoqatave të gjyqtarëve nuk kanë si qëllim “rritjen e pagës”, një term ky i zgjedhur qëllimisht, i gënjeshtërt dhe spekulant, vetëm e vetëm për t’i kundërvënë procesit gjyqësor kushtetues populizmin, si armë e pafuqisë juridike dhe e fuqisë së përbaltjes. Gjithë këto iniciativa kushtetuese dhe civile të shoqatave të gjyqtarëve nuk janë ndërmarrë ndër vite për të përcjellë në publik debatin e gënjeshtët se cili profesion është më i rëndësishëm dhe se cili duhet të paguhet më shumë. Në këtë histori kundërshtimesh kushtetuese, tashmë prej 10 vitesh, nuk është pushteti gjyqësor që po kërkon t’i imponohet pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ. Ky është spekulim. E vërteta është se janë këto të fundit që kërkojnë të çbëjnë nenin 138 të Kushtetutës dhe bashkë me të edhe qëllimet kushtetuese se pse një normë e tillë është sanksionuar nga viti 1998. Ky është një qëllim keqdashës i fushatës publike të nisur për ta shndërruar procesin gjyqësor kushtetues në gjyq popullor.

Vlerësojmë se sjellja e shoqatave të gjyqtarëve, ndër vite, në këtë drejtim nuk duhet të perceptohen si destabilizuese për vendin, as nga pikëpamja sociale, ligjore dhe as nga pikëpamja financiare.

Përkundrazi, përpjekjet për t’i paraqitur ato në këtë mënyrë përbëjnë një tjetër qasje spekulative. E gjithë kjo sipërmarrje civile e shoqatave të gjyqtarëve përballë këtyre iniciativave qeveritare dhe legjislative, haptazi apo fshehtazi antikushtetuese, duhet të vlerësohet se vetëm kontribuon në forcimin e parimeve të shtetit të së drejtës, demokracisë, pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe gjithashtu edhe emancipimit të magjistratëve. Kjo sjellje duhet të reflektojë në publik vetëm ndjenjën e vendosmërisë qytetare për të mos lejuar nëpërkëmbjen nga asnjë pushtet.

31 Komente

  1. D
    Dani USA

    Une e di qe rritje rroge per institucionet dhe ne te gjithe sektorin publik e bene qeveria dhe jo vete institucioni qeveria e ka buxhetin dhe jo institucioni.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Ja cfare duhet bere.....

      Rama, nxirr popullin ne protesta paqesore nese don ta shpetosh atdheun nga kjo drejrejtesi makabre. Populli duhet ta bojkotoje kete sistem drejtesie. Mitingjet popullore paqesore do duhet te sbulojne me emra e mbiemra gjyqtaret e prokuroret e korruptuar. Nderkohe Kuvendi te miratje nje ligj per imuniteti per te gjithe ata qe deklarojne publikisht se kane paguar para nga halli gjyqtareve e prokuroreve, me emra e mbiemra. Nese nuk e bejme kete nuk ka BE, ta harojme!

      Përgjigjjuni
      1. F
        FSHATARI

        Jo oreee! Pse, edhe paga merrkeni ju gjyqtaret e prokuroret ? Tani po e marr vesh, sepse sa here kam pasur pune me ju, me keni kerkuar t'ju paguaj per punen qe beni. Dhe, nuk kerkonit shume, aq sa marr une ne nje ose dy vjet, ju i donit per dy dite pune. Hmmm!

        Përgjigjjuni
      2. M
        Munika

        Republika e Prokuroreve ne sulm frontal per te marre drejtimin e shtetit. Zgjohu Rame e jepu dermen, se po te vene perpara keta horra.

        Përgjigjjuni
        1. D
          DREJTESIA

          Megjithese nuk kam fare respekt per kryeministrin, me duhet te them se eshte e turpshme dhe antipopullore kerkesa e ketyre shoqatave per rritje astronomike te pagave. Jo vetem kaq, por te gjithe shqiptaret qe kane pasur apo kane pune me prokurorine dhe ( vecanerisht ) me gjykatat e dine se 90@ e gjyqtareve jane gjobvenes te korruptuar, pa nder e moral, dhe jo pak prej tyre edhe te paafte juridikisht. Se dyti, dhe qe eshte thelbesore, eshte fakti se keta gjyqtare e prokurore pellasin dhe ankohen kur eshte ceshtje xhepi, por heshtin kur eshte ceshtje morali. Pse ? Sepse as kane nder dhe as moral. Shikoni cfare iu ben Sali Berisha dhe rrine squke. Njerez pa nder e moral. Dhe e fundit: duhet ta dije gjithe populli shqiptar se Reforma ne Drejtesi ka qene nje deshtim i plote pasi edhe keta prokurore e gjyqtare qe e kaluan Vetingun jane po aq hajna sa ata qe s'e kaluan.

          Përgjigjjuni
        2. N
          Nari

          I keni pare ndonjehere keta ndyresira dhe ate mender shoqaten e tyre te thone nje gjysem fjale per Berishen,kur ai i akuzon dhe i shan me liber shpie koleget e tyre,bile edhe nje gjyqtare grua si Irena Gjoken,te ciles nuk i ka lene gje pa thene !! Njerez te ndyre pa taban,pa din e iman !

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edhe korupsioni ne drejtesi ka sindikaten e vet...

            Shoqata e gjyqtareve = Shoqata e te korruptuarve! Kush exhte kunder, vec gjyqtareve?

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qamili11

              GJYQTARE , VETEM PER TE VJEDHUR POPULLIN.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mondi

                Shume e keni zgjatur me Artikullin ore Shoqata e Gjyqtareve te Shqipnise saper ti bere njerezit Konfuze.Thjesht dhe Drejte sa doni te merrni nga Shteti tani,10,000 Euro ne Muaj?Ju jwni ne keto 35 vite Demokraci ne Shqipni njerezit me te Paskrupullt dhe te Korruptuar,ju jeni si Vampirat qe thirhin gjakun e njeriut deri ne Vdekje.Keni 35 vite qe nuk late Antar Bandash dhe Hajduter qe i nxirrni te lire Mbasi merrni nen Dore Miljona keke Shqiptare,ose Mijra Euro per Lirim.Si kerkoni ore Kurva Gjyqtare dhe Gjakun e Popullit tani,ne vend qe te Ngrihen Pensionet ju doni Ngritje Page 200 per qind pa bere Asgje.Jane Mijra Dosje qe flene ne Sirtar se ju Tallni Bythen.Te jem Kryeminister ju Shkarkoj te gjithe ju Kurva,Sistem i ndyre qe duhet Rinisur bga e para.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Berta

                  Njerez me te pangopur e te pafytyre se keto te sistemit tone te antidrejtesise nuk ka ne bote,po bravo kur i lejojn

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bredhi

                    Reagon shoqara e gjobeveneseve.Ju mor felliqesira nuk kini dhene drjetesi por kini vjedhur drejetesi.Ju u komandon krimi mor hale.Shqiperia eshte ne kete gjendje prej jush mor felliqesira.Ju qafe trashe dhe koke trashe qe nuk lexoni nje liber qe nje pjese e mire jeni plepista.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tani

                      Keto jane ndyresirat e reformes ne drejtesi qe e kane pare reformen per te marre para pa bere pune. Me gjeni nje vend ne bote qe nje gjygjtar apo prokuror te marre dy here me shume se Presidenti i Republikes.Populli pret zbardhjen e dosjeve keto kerkojne tu rritet paga 3 here me shume se Presidenti. Une do isha dakort qe te prishej reforma ne drejtesi

                      Përgjigjjuni
                      1. 0
                        0

                        Mbizotëron paaftësia dhe korrupsioni në zhdrejtesine tone

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Landi

                          Cfare lidhje ka Gjykata Kushtetuese(qe vetem nje Injorant nuk e kuptone qe ata jane vete Gjyqtare),te Vendose ti ngrihet apo jo?Ate e ka ne dore Vetem Qeveria dhe Kryemnistri.Keto Bichna Gjyqtare jane te gjithe Hajdute dhe Kriminele.

                          Përgjigjjuni
                          1. h
                            hila

                            kjo na qenka e verteta e konfliktit te gjygjtareve me qeverine! pra gjygjtaret i bakan presion qeveris per pagat qe duan te marrin. de more de ose rrituani rrogat mafjozeve magjistrate ose ju cuan ne burg. njesoi si shpellari Berisha me lesho vendin ne qeveri ose te vrava. xhevarit e mafjes se vertete.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Luani

                              Po Ca bohet kshu mor burr, Ka shtet a Jo po si mor u rriskan rrogat si te duan kto.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Berti

                                Po ndonje deklarate per degjenerimin qe ju ben Berisha cdo dite do beni ndonjehere ju shoqate frikacakesh e spurdhjakesh. Ju jeni pa dinjitet , jeni te trembur deri ne palce nga kercenimet e gerdalles nongrada e si rrjedhoje njerez te tille edhe ato paga qe merrni sot i keni shume e te pamerituara.

                                Përgjigjjuni
                                1. @
                                  @.

                                  I doli boja te shkreteve. Punojn shum prandaj jan ber dosjet mullar. Skandaloze SPAK ka sekuestruar 37 milion tha njeri nga keta birbot keshtu që na plotesohen rrogat që kerkojmë. Po pse juve o qelbesira dhe jo pensionistave?. Ja te shohem se si do perfundoj kjo histori me keta shok e nxenes te Argita çites.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Vëzhguesi

                                    Kjo shoqatë është një grup terrorist dhe duhet shëmbur menjëherë. Këta njerëz të korruptuar që janë njësoj me ata që u shkarkuan nga vetingu janë një grup i rrezikshëm që duhet shkulur nga themeli. Zgjou Ramë, votat i ke shpërbëje këtë organizatë të rrezikshme.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Koqevari ShefqetQiu krasniQiiii..

                                      A juve gjyqtareve duhet per per tju q1r e te gjitha femrat e families ne gjoje dhe me poshte

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sali

                                        Shoqata e hajduteve qe ka shkateruar shqiperine

                                        Përgjigjjuni
                                        1. G
                                          G

                                          Kryetari I shoqates se gjyqtareve eshte berishisti kriminel Erion Bano! Kryetari I shoqates se gjyqtareve te apelit eshte tartabiqi berishist krimineli Eugert Pellumbi. Kaq,tani gjykoni vet mbi ndershmerin ketyre banditeve te Sali kriminelit qe po gadasin qeverin dhe mbrojn shpellarin e Vicidolit.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Niku

                                            Parole, parole, parole, është një këngë italiane. Ju janë erësuar sytë pas parasë. Lind pyetja, a keni dinjitet dhe respekt për veten tuaj?! Nuk mund të kërkosh paga të larta në një vënd të varfër, sepse çdo epitet negativ të bashkëngjitet!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Drejtesi

                                              Injorante e te pacipe si veprojne,si pretendojne e si e sa kerkojne,jane bere qesharake per t'u "meshiruar".

                                              Përgjigjjuni
                                              1. d
                                                drejtesia e vertete

                                                Vjedhje me ligj.Dua te di se cfar kane me te mire keta lapanjoze me hajdutet e pulave?!!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  Kiri

                                                  Keta nuk jan gjygjtar por kriminel mjer populli kush u jep drejtesi turp

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. p
                                                    penicillina

                                                    atyre duhet prere dhe ajo qe marrin

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. n
                                                      nik

                                                      gjyqtaret jane ata qe vjedhin politikanet jane ata qe vjedhin koken hengshin po vetem nji eshte qe edhe ka vrare po nuk filloi gjykimi nga saliu gjykata vazhdon te jete e korruptuar poshte drejtesia e re dhe e vjeter

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. D
                                                        Doktori

                                                        Ju jeni te vetmit ne Shqiperi qe beni vezen e kuqe??? Perse populli duhet te paguaj shume para per juve? Nga qe i keni dosjet te pa ckopsitura deri ne qiell? Nga qe i futni njerzit ne burk pa i gjykuar? Nga qe i keni mbushutr burgjet me te para burgosur? Ju qe keni rroga marramendese ,ne Shqiperine e varfer dhe doni akoma o te pa ngopur? Bejeni gjykaten private dhe mos kerkoni para nga taksapaguesit. Dhe se fundi Turp tju vij o te pa ngopur!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. e
                                                          emigranti

                                                          O qelbesirat e kombit Shqiptar, si ne kohen e kaluar edhe tashti, ju qe dini vetem te ruani bythen tuaj, dhe jo te jepni Drejtesi.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            Trimi

                                                            Ca rritje rroge duan keta deggenerata,pse pak kan vjedhur dhe zhvasin akoma popullin shqiptar keta ndyrsira.Qe denojne fukarenjte qe nuk kan lek te japin dhe lirojne gjith kriminelet si sali berisha e mul noka me shok.

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje