Siguria ushqimore është një nga kapitujt që Shqipëria duhet të adresojë rekomandimet e Komisionit Evropian për të ecur para me procesin e negociatave në BE.
Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, tha se përmbushja e kërkesave të BE-së në këtë fushë është thelbësore për avancimin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit dhe për mundësinë e përfshirjes dhe konkurrencës së produkteve shqiptare në tregun evropian.
Një hap të rëndësishëm, ministri Salla nënvizoi përmirësimin e legjislacionit dhe ndërtimin e një sistemi kontrolli të njëjtë me atë të BE-së.
“Siguria ushqimore, veterinaria dhe kujdesi i bimëve janë elemente kyçe në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Adresimi i kërkesave të BE-së për sigurinë ushqimore është thelbësor për përparimin në këtë proces. Harmonizimi i legjislacionit dhe ndërtimi i një kontrolli të barabartë me atë të BE-së, ku siguria ushqimore lidhet drejtpërdrejt me shëndetin, janë hapa të rëndësishëm për të mundësuar që prodhimi shqiptar të hyjë në tregun e BE-së dhe të konkurrojë me standardet evropiane“, tha ai.
Salla theksoi gjithashtu se do të investohen 20 milionë dollarësh për ndërtimin e 7 pikave inspektimi kufitar si dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve si Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Inspektorati i Shërbimeve Ushqimore (ISU), që janë të rëndësishme për menaxhimin e eksporteve dhe importeve ushqimore.
“Kemi përmirësuar kuadrin ligjor të gjithë sistemit, nga ferma në tavolinë, duke përfshirë përmirësimin e infrastrukturës mbështetëse, si laboratorët, forcimin e kontrolleve kufitare dhe sigurinë e pajisjeve të nevojshme për sigurinë ushqimore. Po bashkëpunojmë ngushtë me Gjermaninë për përmirësimin e cilësisë së produkteve shtazore. 20 milionë dollarë do të mbështesin ndërtimin e shtatë pikave inspektimi kufitar dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve si AKU dhe ISU, që janë të rëndësishme për eksportet dhe importet e produkteve ushqimore në vend”, tha Salla.
Ministri përfundoi duke thënë se askush nuk mund të përballet me sfidat e sigurisë ushqimore i vetëm, dhe se të gjithë duhet të angazhohen për ta bërë këtë një prioritet kombëtar.
“Investime të tjera dhe grante të vazhdueshme për sektorin publik dhe privat, si dhe bashkëpunimi me fermerët, do të ndihmojnë në rritjen e cilësisë dhe standardeve të tregut dhe sigurisë ushqimore. Askush nuk ia del dot vetëm në këtë proces; të gjithë duhet ta shohim këtë si një punë të përbashkët”, tha ministri.
Edhe Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, thekson se zbatimi i reformave ligjore kërkon përgatitje nga ekzekutivi qendror dhe lokal, duke përfshirë përmirësimin e legjislacionit, forcimin e strukturave dhe kapaciteteve.
“Nëse parlamenti duhet të nxitoj, ekzekutivi duhet të vrapojë se i gjithë kjo sasi ligjesh do të duhet të zbatohet nga ekzekutivi dhe këtu ka rol si pushteti qendror dhe ai lokal. Me reformën për inspektoratet që është duke ndodhur do të ketë rëndësi të shtuar zbatimi i legjislacionit. Duhet përmirësuar legjislacioni, strukturat dhe të forcohen kapacitetet. Për pozicionet negociuese, grupe e interesit duhet të jenë të përfshira për të adresuar problematikat e terrenit në mënyrë që shpejtësia e procesit të mos ndikojë te cilësia e tij”, tha Gjipali.
AKU si pune te pare dihet te ndroj emrin. Nuk mund te kete Shqiperia organizma qe permbajn emertimin KOMBETARE! Keto jan organizma Shtetrore te Republikes se Shqiperise. Me komikja eshte qe un te vetmet debate qe kam par te ngre AKU i ka pasur me Republiken e Kosoves!!!!!
Parazitizmi, dembelizmi qe karakterizone shoqerine tone, dhe sidomos pjella e te ashtuquajtures PD e Salmut Brrishes, deshira per tu pasuruar ne kurriz te popullit me çdo mjet, çmim dhe pa i ryre gjemb ne kembe, nuk lene asnje mundesi per te per tu bere ndonjehere njerez dhe shtetare si gjithe bota. Keshtu do zvarritemi si krimba, nuk dime se çfar hame, pisllikun e kemi pjestar te dashur te familjes kurse hosanate per protesta per karrigen kryeministrore te Brrishes, qe e duam me shume se babane tone, i kemi perparesi.
Po per pika grumbullimi,frigorifer te medhenj do investoni. Kur shikojme fermeret qe hedhin produkte poshte na dhemb zemra. Ka lodhje te madhe sa te arrish te vjelja. Akoma nuk po shohim te ndertohen fabrika per perpunimin e fruta- zarzavateve. Eshte shume e domosdoshme.