Moti i keq, shtyhen lundrimet nga Durrësi drejt Barit

4 Shkurt 2026, 18:05Sociale TEMA
Moti i keq, shtyhen lundrimet nga Durrësi drejt Barit

Për shkak të motit të keq, janë shtyrë lundrimet nga Durrësi drejt Barit.

Autoriteti Portual Durrës ka informuar se, “sipas njoftimeve nga kompanitë e trageteve, për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme: Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve në tragete do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, sipas orarit të parashikuar; Nisja e trageteve është shtyrë dhe do të realizohet më 05.02.2026, në orët e para të mëngjesit, me qetësimin e kushteve të motit”.

Autoriteti Portual Durrës u kërkoi udhëtarëve të qëndrojnë në kontakt me kompanitë përkatëse të lundrimit për informacion të përditësuar.

Lini një Përgjigje