Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala, ka zhvilluar një vizitë në Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano, ku është takuar me presidentin Gustavo Galmozzi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sala u shpreh se me Galmozzi u diskutua për ngritjen e institutit të Tumoreve në Shqipëri.
Sipas Salës, ky institut do jetë si një qendër për ndërtimin e kapaciteteve, trajtimin multidisiplinar të kancerit, kërkimin shkencor dhe hartimin e politikave onkologjike të bazuara në evidenca.
“Takime frytëdhënëse në Institutin Kombëtar të Tumoreve në Milano.
Me presidentin Gustavo Galmozzi diskutuam bashkëpunimin konkret për mbështetjen e ngritjes së Institutit të Tumoreve në Shqipëri si një qendër për ndërtimin e kapaciteteve, trajtimin multidisiplinar të kancerit, kërkimin shkencor dhe hartimin e politikave onkologjike të bazuara në evidenca.
Një partneritet strategjik i përafruar me standardet europiane, me fokus forcimin institucional dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sistemit të kontrollit të kancerit.”, shkruan Sala.
Mire, ç'do gje ne rregull, iniciativa bashkepunimi, makineri bashkekohore, por kur vje puna ta perkthesh ne dobi te te semureve me kancer nepermjet sherbimit publik, makinerite , si per mrekulli,nuk funksionojne ke shteti, protokollet e kurimit per kanceret nuk respektohen, me nje fjale, c'do gje bukur me parate publike, formojme mjeke te mire, atrecature te mire por realisht, po nuk pate para ne xhep qe te shkosh ke privati, probabiliteti qe te vdesesh, eshte i larte, e si mund te harrohet rasti i Genc Fuges. Kemi nje shoqeri te korruptuar qe ne djep.
Regullo shendetesine o lumemadhe e leri institutet TUMORALE ? Mungojne rregullat me elementare te sherbimit shendetesor mos te flasim per riburesimet e barnanave qe mashtroni pacientet , sherbimet e kimio-terapise , hiqni rushfete duke disiplinuar personelim mjeksor qe eshte bere gangrene ? Nuk ka kellqe Shqiperia per ate LLUKS qe kerkon ti se kerkon te shetisesh BOTEN me paret e ketij populli te gjore ? Eshte sikur ta kerkonte Enver Hoxha pas clirimit kur vendi ishte kenete dhe semundjet benin kerdine qe nga Tyberkolozi Malarja Kolerja e plot te tjera ? Sot je ne kushte te tjera me semundjet e kohes qe kane shperthyer ne gjithe Boten ? Lerja Shkencetareve te botes se zhvilluar ti gjejne ata shkaqet ne ketu te punojme per te sheruar e duke mbledhur arsyet pse shkaktohen , ne dore e ka anamneza qe meret nga te smuret nepermjet mjekeve te poliklinikave qe pertojne te komunikojn e me pacientet ? Te ndertuar e ke institutin vetem deshira per pune mungon ?Ato pare hidhini ne RIBURESIMIN e ilaceve , boll vodhet dhe punoni sa per tu dukur ...!!!
Kryeinfermierja qe te fut per medikamentin, i cili merret 1 here ne tre jave i semuri me cancer,merr para te te ve ne liste perpara. Ne Shqiperi eshte shume e veshtire te ndryshojne njerezit. Ka shume pak njerez human.
O Ministre e Shendetesise qe e quan vehten Shkencetare kunder TUMOREVE : Po te jap nje mendim , si njeri i thjeshte qe jam , a te ka vajte mendja ndonjehere se qekur filloj veshja sintetike si dhe plastika me ato shishe qe pijme uje apo lengje , mund te jete nje arsye qe eshte shtuar KNCERI ne popull ? Kur kishim pambukun tone qe endeshin ne kombinat copat , nuk kishte kancer Kishte te tjera semundje qe duheshin luftuar , por ralle me vdekje , meqe do te meresh me shkence dhe jo me organizim , te dyja nuk i ben dot ...!!!!