Spahiu: Amnistia Penale duhet të jetë më e gjerë, sepse burgjet shqiptare s’kanë efekt riedukues

5 Shkurt 2026, 08:40Sociale TEMA
Spahiu: Amnistia Penale duhet të jetë më e gjerë, sepse

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se Amnistia Penale në Shqipëri duhet të jetë më e gjerë dhe të përfshijë më shumë kategori të burgosurish.

Komentet Spahiu i bëri në Report TV, ku tha se burgjet shqiptare, ndryshe nga ajo që ndodh në vendet e BE-së, nuk kanë arritur të shndërrohen në institucione rehabilituese.

Spahiu tha gjithashtu se të burgosurit në Shqipëri, kur dalin nga burgu, kanë predispozita shumë të larta që të bëhen përsëritës të krimeve të kryera.

Ai shtoi gjithashtu se në Shqipëri duhet të aplikohen edhe masa të tjerë shtrënguese, veç burgut.

“Një nga hapat e rëndësishëm të një shteti është aministria penale. Sigurisht që aspekti njerëzor dhe financiar janë dy aspektet kryesore të një amnistie penale. Ka grupe të ndryshme shoqërore që janë të interesuara për çështjet e amnistisë, pa llogaritur këtu që edhe vetë shteti ka nevojë për të riorganizuar dhe strukturuar punën në burgje dhe paraburgim. Për ata që na ndjekin, duhet bërë e qartë që kemi të bëjmë me një amnisti jo masive, jo të madhe, kryesisht përfitojnë ata që kanë kryer kundravajtje penale. Përfitojnë ata që janë dënuar me 3 vite burg meshkujt, apo 4 vite burg femrat. Bëhet përjashtim për shumë vepra penale. Pothuajse për numrin më të madh të veprave penale bëhet përjashtim. Shteti ka nevojë për një amnisti penale më masive, edhe për një arsye tjetër, sepse Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera të BE-së, burgjet nuk ka arritur t’i shndërrojë në institucione rehabilituese.

Kjo sepse pjesa më e madhe e të burgosurve pasi dalin nga burgu, bëhen përsëritës. Nuk e kryen qëllimin kryesor që ka burgimi. Burgimi nuk është thjeshtë një izolim për persekutim, për torturim apo diskriminim, por qëllimi është që kur i burgosuri të dalë nga ky institucion të dalë i rehabilituar. Burgjet shqiptare janë faqja e zezë. Të burgosurit në burgjet shqiptare duhet të shkojnë me dyshek, çarçafe e veshmbadhje me vete. Disa thonë ‘mirë t’ju bëhet’, po kjo nuk është logjike, sepse ne nuk duam t’i nxjerrim më kriminelë sesa kanë qenë ata. Mos të shkojmë te ajo historia që po hyre 6 muaj del 6 herë më negativë e kriminelë nga burgu”, tha mes të tjerash Spahiu.

Kujtojmë se Qeveria ka përgatitur një Amnisti Penale, që do të kalojë nga Këshilli i Ministrave në Kuvend, nga i cili pritet të përfitojnë mbi 10 mijë persona, me 380 të burgosur që pritet të lirohen menjëherë dhe 980 të tjerë që përfitojnë ulje dënimi.

2 Komente

  1. O
    Ols Balluku

    Lironi kryetarin e bashkise tirane se po lini kokrren e namit

    Përgjigjjuni
    1. k
      kreshniku i fushave

      Edhe ky Kreshniku po na mallengjen me ato keshillat si turist (jurist). E di mire Kreshniku situaten e pariparushme ne Shqiperi. E di mire ai qe me keto urdher arreste , arreste shtepiake apo tu ndalohet dalja jashte shtetit, asnje nuk po can bythen, vetem vazhdojne te vjedhin. Ligjet dhe tradidat e vendeve te zhvilluara ku sundon ligji, vlejne atje ku ka vend edhe shprehja "Pyll pa derra nuk ka" , ndaj dhe ata hajdutet (derrat) i denon ligji,...kurse Shqiperia, me kete kaste politike eshte kthyer ne rezervat derrash(hajdutesh), prandaj ligji si ne vendet e zhvilluara, ku sundon ligji nuk ka vlera. Shikoni si e detyron kryeministi parlanentin qe te mos i heqi imunitetin Ballukut, qe ajo te perballet me drejtesine dhe ne se eshte e pafajshme, te kerkohet denimimi i prokuroreve, ose e kunderta. Zgjidhja eshte: Te ndryshoje Kodi Penal dhe rikthehet denimi kapital, me varje.Lerini perrallat e artikuluara nga media dhe pseudoanaliste pro hajdutoqeveritare, se ara per ate propogande paguhen se gjoja drejtesia po jep shume masa arresti me burg????? Po varferine e ketij populli shkaktuar nga megavjedhjet kush dhe si do ta paguaje?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje