REAGIMI / Kompania Gener 2: Projekti “Blue Borgo" në përputhje të plotë me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore

5 Shkurt 2026, 14:35Sociale TEMA
REAGIMI / Kompania Gener 2: Projekti “Blue Borgo" në

Kompania Gener 2 sqaron sërish se projekti “Blue Borgo”, i cili ka nisur të zhvillohet nga shoqëria “Aba Blue Borgo” sh.p.k. në afërsi të Ranës së Hedhun, në zonën e Velipojës, është në përputhje të plotë me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

Pas zbardhjes zyrtare të lejes së ndërtimit, bëjmë me dije se nga momenti i konceptimit të projektit e deri në marrjen e lejes përfundimtare të ndërtimit në dhjetor 2025, kompania ka ndjekur në mënyrë rigoroze dhe transparente çdo procedurë të parashikuar nga legjislacioni shqiptar, pa asnjë problematikë apo kontestim ligjor në asnjë fazë të procesit.

Të gjitha institucionet kompetente janë shprehur pozitivisht mbi projektin, ndërsa çdo hap është shoqëruar me dokumentacion të plotë teknik, ligjor dhe mjedisor, duke përfshirë këtu edhe dëgjesat publike me banorët e zonës.

Gener 2 garanton se gjatë gjithë këtij procesi nuk është cenuar asnjë e drejtë pronësie e askujt, nuk është shkelur asnjë interes i ligjshëm i palëve të treta që dokumentojnë dhe vërtetojnë pretendimet e tyre, si dhe projekti është mbështetur vetëm në vendime të formës së prerë, të certifikuara në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Çdo pretendim apo interpretim tjetër lidhur me ligjshmërinë e projektit “Blue Borgo”, pas zbardhjes së lejes së ndërtimit, është i pabazuar në dokumente, spekulativ dhe dezinformues, duke krijuar qëllimisht ose jo një perceptim të rremë në opinionin publik.

Kompania Gener 2 mbetet e vendosur për të vijuar realizimin e projektit “Blue Borgo” brenda afateve të parashikuara, me standardet më të larta bashkëkohore të ndërtimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, në respekt të plotë të ligjit, duke e bërë këtë projekt një stacion të rëndësishëm turistik në zonë. 

3 Komente

  1. O
    Octupus

    Ruaje bythen ti pronari i kompanisë sepse mund të të gjejë ajo që gjeti Astrit Kalanë.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sokoli, NY

      Normal, vjedhja e prones behet ne Kadaster, ju nuk dini gje si ju del certifikata e pronesise.

      Përgjigjjuni
      1. x
        xhambazi

        certifikaten ja japin hajduteve te Rames ndersa pronareve u thone eshte zone arkelogjike apo e mbrojtur deri sa ta mari ose shteti ose oligarku ,po per keta nuk ekziston zone e mbrojtur apo arkeologjike ,,,rropt rilindjes me ne krye rrobqirin

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje