Prania e të huajve në vendet e Ballkanit Perëndimor është rritur vitet e fundit, kryesisht për arsye punësimi. Por kjo lëvizje ka sjellë edhe shqetësime mes qytetarëve, të cilët druhen se punëtorët e huaj mund të ndikojnë në rritjen e papunësisë tek popullsia vendase.
Sipas të dhënave të vitit 2025 të sondazhit SecuriMeter të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal të cituara nga Scan TV, ky perceptim është i përhapur në të gjithë rajonin. Më i theksuar është në Maqedoninë e Veriut, ku 47.1% e të anketuarve mendojnë se punëtorët e huaj rrezikojnë vendet e punës. Pas saj vijnë Serbia me 44.6%, Kosova me 42.5% dhe Shqipëria me 41.4%.
Mali i Zi renditet pranë këtij trendi me 39.8%, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina shfaqet si përjashtim, me vetëm 30% të të anketuarve që ndajnë këtë shqetësim.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se shumica e qytetarëve në rajon mbështesin politika më të rrepta për imigracionin. Rreth 62.6% e të anketuarve janë pro kufizimit të numrit të punëtorëve të huaj, ndërsa 56.5% mendojnë se ata duhet të lejohen të punojnë vetëm nëse ka vende të lira pune që nuk plotësohen nga vendasit.
Një tjetër shqetësim lidhet me të rinjtë. Në Shqipëri, sipas të njëjtit sondazh, frika se përmbajtja online mund të ndikojë në radikalizimin e tyre është rritur ndjeshëm. Nga 35.4% në vitin 2024, kjo përqindje ka shkuar në 48.8% në vitin 2025.
Sa është numri i të huajve që jetonin në Shqipëri në vitin 2025?
Prania e shtetasve të huaj në Shqipëri u rrit ndjeshëm në vitin 2025, kryesisht për arsye punësimi. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit dhe Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER), deri në fund të vitit 2025 në vend jetonin dhe punonin 27,514 të huaj me leje qëndrimi, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.
Sipas të dhënave të revistës Monitor, Rreth 65% e tyre janë të pajisur me leje qëndrimi për punë, ndërsa 15% për bashkim familjar. Krahasuar me vitin 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi është rritur me rreth 4,800 persona, ose 22%.
Nga 27,514 leje qëndrimi aktive, shumica e të huajve janë nga Kosova dhe Italia. Shtetasit nga Kosova përbëjnë rreth 22% të totalit, me 6,076 persona, një rritje prej 32% krahasuar me 2024. Pas tyre vijnë shtetasit italianë me 3,776 persona, ose 14% të totalit, duke shënuar një rritje të fortë prej 75% brenda një viti.
Viti 2025 ka sjellë edhe një ndryshim të dukshëm në profilin e emigrantëve. Përveç Italisë dhe Greqisë, janë shtuar ndjeshëm shtetasit nga India, Filipinet dhe Egjipti. Indianët arritën në 2,399 persona, filipinasit në 2,213 dhe egjiptianët në 2,007. Ata punojnë kryesisht në shërbime, teknologji informacioni, bujqësi, hotele, restorante dhe shërbime shtëpiake.
Rritje është shënuar edhe nga Turqia, SHBA, Mianmari, Kina dhe Nigeria. Vetëm nga SHBA, numri i shtetasve me leje qëndrimi u rrit me 164% krahasuar me një vit më parë.
Gjatë vitit 2025 janë përpunuar gjithsej 19,321 aplikime për leje qëndrimi, 47% më shumë se në vitin 2024. Aplikimet e reja kryesohen nga shtetasit indianë dhe filipinas, ndërsa 65% e tyre janë bërë për qëllime punësimi. Bashkimi familjar dhe studimet mbeten motive dytësore.
Ekonomi tregu e lire , ti shkone ne Gjermani , Pakistanezi vjen ne Shqiperi . Nese je patriot mos emigro , mbulo tregun e punes ....
Bravo! Shume thjesht dhe bukur e ke thene. Kam nje shok qe ka restaurant. Kamarieri shqiptar donte 1000 euro neto ne dore, ndryshe tha , " iki fare" Dhe ai mori filipinase me kushtet qe dihen. Kaq Tani ai ",kaposhi" ha fara rruges
@@Nuk eshte vetem "EkonomiTregu"..por Ndjekje e Trurit..ndjekje e Rinise nga Shqiperia....dhe mbushja e vendit me Rraca Afro-Aziatike... Keshtu sikur se e kemi nisur..per 10-te vite ne Shqiperi NUK DO TE KETE ME Shqipetare.... Nje Avokat i Nderuar Gjerman..kur i kerkova Ndihme per nje Nipin time me tha:Nuk ju vjen keq Shqipetareve qe po iken krejt Rinia??????????????????????Fatekeqesishte po..i them..pamvarsishte kesaj Me ndihmoj per Nipin..pa asnje Leke......
Asgje s'kuptova çfare ke dashur te thoshe , ti nuk je dakorde me rracen apo me puntoret e huaj Nese nuk te pelqene rraca je rraciste, si do ndihesh sikur nje gjerman te thoje te njejten.....apo ne jemi rrace ariane haaaaa Kur shikone nje gjerman dhe nje shqiptar krahasimi midis nje zezaku dhe nje kinezi
@@Shqipetari ne Shqiperi...i nderuar:Asnjehere nuk Trajtohen te Huajet akoma edhe ne vendet me Moderrne dhe Demokratike si Punonjesit Vendes.. 1-Ne Greqi..Punon Shqyhesh..por Pagen nuk e ke te njete me Grekun..e njejta edhe ne Itali.. 2-Ne Gjermani:Se pari shikohet qe Punedhenesit Gjermane te Marrin ne Pune Gjermanet....nese Gjeramnet e Refuzojne ..atehere shikojne nga Vendet e Eu..s...dhe pastaj per Aplikuesit nga Vendet e treta.... @@Dua te them:Se ne Shqiperi NDIQEN Shqipetaret..sepse Rrogat edhe per Shqipetaret jane njelloj si te Indjaneve dhe Pakistanezeve.....
Kjo bëhet me qëllim që pronari të mos u ngrejë pagat punëtorëve. Edhe në Europën Perëndimore ka ngjarë e njëjta gjë. Për të mos rritur pagat u lejua emigracioni deri nga vitet 2 000.
Pronari qe merr nje te huaj niset nga parimi page e ulet dhe puna behet,ky lloj koqe nuk e di se turisti huaj nuk shkon ne Shqiperi per nje cop buke po dhe te shijoj mikpritjen e vendasve,pronare te tille kollaj zevendesojne puntoret po nuk e di klientet Shqiptare do te arrijne ti zevendesojne.Lind pytja po sikur Shqiptaret qe jetojne jashte dhe familjet e tyre shkojne kalojne pushmet ne Greqi,pra ikin se atje eshte me lire, personalisht kam dy vite qe e bej,me lire e me mire,veren we kaloj Korfuzi ishte plot,qe nga hera pare qe shkova cdo vit e me teper Shqiptare,hanxhit Shqiptate te mbajne Indianet e Filipinezet.te blejne dhe nga nje benz e te dalin shetitje bregud detit.
Shifra 41 % e atyre që ndjehen të rrezikuar nga të huajt e ardhur e bën sondazhin të duket si i sajuar, sepse po të donin të punësoheshin këta "të rrezikuarit" e kishin bërë përpara se të bëhej alarmante mungesa e punëtorëve.
Shqiptaret ne kohen e saliut u bene te gjithe me diploma te blera , kur shkuan ne BE i masin koken me pe dhe nuk ja quajne diplomen keshtu detyrohen te meren me pislleqe , sepse jane mesuar te vjedhin , te vrasin te hane qyl .