Hapet rruga që lidh fshatin Matogjin me Bashaj, banorët e bllokuar prej ditësh

8 Shkurt 2026, 14:27Sociale TEMA
Hapet rruga që lidh fshatin Matogjin me Bashaj, banorët e bllokuar

Ka marrë fund izolimi i banorëve në fshatin Bashaj të qarkut të Vlorës. Pas disa ditë punimesh është bërë e mundur hapja e rrugës që lidh fshatin Matogjin me Bashaj, e cila ishte bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave si pasojë e motit të keq.

Masivi i dheut që bllokoi rrugën kryesore solli izolim të plotë për banorët e fshatit Bashaj. U deshën më shumë se dy javë punë nga forcat xheniere të cilat mundësuan hapjen e një aksi alternativ, për të bërë të mundur lëvizjen e banorëve.

Aktualisht, rruga ka përfunduar por gjatë kësaj jave pritet të mbërrijë dhe të montohet ura metalike pranë një përroi, e cila do ta bëjë aksin plotësisht të kalueshëm dhe më të sigurt për banorët e zonës.

Lini një Përgjigje