Ligji i ri për gjuetinë përcakton masa të ashpra ndëshkuese për shkelësit. Gjobat për gjuetinë në zona të ndaluara, për kapjen e specieve jashtë listës së lejuar apo për ushtrimin e gjuetisë pa leje vardojnë nga 500 mijë lekë deri në 1.3 milion lekë. Ndërkohë, Federata Kombëtare e Gjuetisë ka propozuar më herët që gjuetia të rikthehet si sport i licencuar kundrejt pagesës, duke vlerësuar se ky model mund të gjenerojë deri në 12 milionë euro të ardhura vjetore për buxhetin e shtetit
Ligji i ri për gjuetinë, sipas Shoqatës së Gjuetarëve në Shkodër, megjithëse prezantohet si një instrument modern për menaxhimin e faunës së egër, ngre më shumë problematika sesa zgjidhje. Kryetari i shoqatës, Zyhdi Mustafa, deklaron se disa prej neneve të projektligjit, veçanërisht ato që lidhen me administrimin e zonave të gjuetisë, penalizojnë pjesën më të madhe të gjuetarëve.
“Ligji i ri që ka dalë në disa pika na dënon ne. Ligji thotë se gjuetinë do ta marrë në administrim persona fizik dhe juridik. Kjo është ta shkatërruar gjuetinë, që një njeri i vetëm të administrojë një zonë të tërë”, tha ai.
Një tjetër pikë e kontestuar është ndalimi i përdorimit të armëve gjysmë automatike. Drejtuesit e shoqatës argumentojnë se kjo masë prek drejtpërdrejt gjuetarët e licencuar, duke e bërë më të vështirë ushtrimin e aktivitetit. Federata Kombëtare e Gjuetisë pritet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një memorandum, për rishikimin e disa neneve të projektligjit të miratuar në dhjetor 2025.
“Jemi duke përgatitur një draft për të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese ku do kundërshtojmë përveç administrimit të zonave nga persona fizik e juridik, dhe kundërshtimin e pikës ku thotë të mos përdoren armë gjysmë-automatike. Ne nuk jemi të parët që kemi përdorur këto armë, por janë tregtuar nga Evropa”, tha Mustafa.
Shum mirë bile dhe më të rrepta duhet të jenë sepse nuk vetëm uqër e dhelpra kanë mbetur nëpër pyje.
ndaloheni gjuetine o kriminela, lejoni turista italian e grek te masakrojne faunen tone
E dashkan sport ne vitin 2026, si ka mundesi qe nuk zhvillohen keta njerez, sa gen te eger paskan!
Egërsirat me dy këmbë do vrasin kafshët e pyllit!
Lerini kafshet rehat a kafshe me 2 kembe. Te vrasesh per t`u ushqyer, kete e kuptoj. Por te vrasesh per qejf, kjo eshte shpirtligesi.
Gjuetia nuk është sport. Ajo duhet ndaluar. Të mbrohen kafshët e shpendët, Jo të terrorizohen e të vritem. Le të shumohen, të mbushen pyjet me to, të bashkëjetojnë me njeriun që është bërë shfarosës.
Ti ke shume te drejte , po me ke te flasesh ! dhe kush te ndegjon ! Dihet tani se kush ka leje armesh gjuhetie ! ata qe jane kriminele si ish te djeshem apo te sotem politikane dhe ndonje ordinere qe me ndimen e mamase ka blere nje arme gjuhetie dhe ka mare dhe lejen...