Mosmarrja e pagave prej 7 muajsh dhe reduktimi i stafit ngriti në protestë punonjësit e kompanisë së sigurimit të Bankers Petroleum, “SHPSF Serjani”, të cilët kërkojnë zgjidhje urgjente për situatën e tyre.
Nga 380 punonjës, tashmë kjo kompani ka vetëm 120, të cilët pohojnë se prej 7 muajsh nuk iu janë dhënë pagat.
Punonjësit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga drejtuesit e kompanisë dhe institucionet përgjegjëse, duke theksuar se puna e tyre vazhdon, por pa pasur asnjë garanci financiare.
Punonjësit e kompanisë së sigurimit të Bankers Petroleum paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat paralelisht me punën, deri në momentin kur problematika e tyre të marrë një zgjidhje përfundimtare. Ata kërkojnë shlyerjen e pagave të prapambetura dhe siguri për të ardhmen e punësimit.
Ne cdo vend te botes, nje shoqeri qe nuk paguan dot pagat per dy ose tre muaj kalohet direkt ne procedure falimenti, duan apo s’duan pronaret. Gjykata duhet te vendose nje administrator ose likujdues qe te beje riorganizimin ose likujdimin e shoqerise ne interes te kreditoreve (ku hyjne edhe punetoret me paga te prapambetura, madje ata jane me prioritaret).
Kerkojani saliut qe e shiti dhe jo qeverise .A e kuptoni qe drejtedia nuk po vepron per interesat e popullit por mbron saliun se jane pjestar te shitjes se pasurive te popullit ? Turp per drejtesine .