Rama: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!

11 Shkurt 2026, 11:00Sociale TEMA
Rama: Skemë financiare për familjet që kujdesen për

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në eventin “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”, foli për 14 shërbime të reja sociale që iu ofrohen fëmijët, apo dhe nënave në nevojë.

Ai tha se po bëhen të gjitha përpjekjet për të krijuar mundësi për të nxitur rastet e familjeve kujdestare, me financimin e shtetit.

"Nisëm, me një borxh dhjetëra miliona euro të akumuluar me familjet e personave me aftësi ndryshe dhe familjeve në nevojë.

U deshën reforma dhe masa këmbëngulëse. Shlyem borxhin dhe ndërtuam qasje të re bazuar në një vizion, duhej një punë e madhe e disa njerëzve të pasionuar dhe të përkushtuar që i falënderoj për punën e bërë.

Dua të veçoj zv ministren, Denadën që kishte një rol përcaktues dhe drejtoren e Përgjithshme.

Risia e këtij procesi ishte shtrirja në pushtetin vendor.
Që në hapat e para na ka dhënë provat se kjo është rruga e drejtë. Kam besim se do të krijohet një sinergji me krerët e bashkive për të çuar procesin përpara. Që sot Shqipëria kujdeset në mënyrë të posaçme për 65 mijë individë të cilët i prek një sistem i organizuar.

Nga ana tjetër, bazuar dhe në mënyrë sesi funksion shoqëria shqiptare, që nuk është akoma tërësisht e perëndimorizuar në pikën që njeriu nuk i thotë mirëmëngjes njeriut dhe pse jetojnë përballë, është e rëndësishme që me bashkitë të shtyjmë përfshirjen e familjeve në këtë sistem të përkujdesjes sociale të cilat janë më shumë të gatshme të futen në skemë e të kujdesen për fëmijë që kanë nevojë për një strehë dhe dashuri.

Këtu duhen gjetur mekanizmat e financimi me pushtetin vendor, kryetarët e bashkisë janë aktorët kryesorë për të arritur të përcjellin sensin e kësaj qasje dhe të bëjnë punën e nevojshme bindëse

Duhet të nxiten sa më shumë familje që të marrin pjesë në këtë përkujdesje sociale dhe duhen gjetur mekanizmat e financimit bashkërisht me pushtetin vendor. Qëllimi është të përcillet sensi i kësaj qasje dhe të arrihet që të bëhet puna e domosdoshme që familjet t’u bashkohen kësaj qasje dhe të cilave duhet t’i bashkohet një fond i veçantë. Fondi është 17 % më i lartë këtë vit se sa viti i kaluar. Po ashtu duhet të rrisim edhe cilësinë e jetës nën strehët e kujdesit shoqëror. Ne kemi nisur një proces në Tiranë me transformimin e kushteve për jetimoren e shtëpinë e përkujdesjes, “Zyber Hallulli” dhe është mirë që të shohim me bashkitë të tjera mundësi. Në mbyllje dua të falënderoj, ambasadorin e delegacionit, pasi e gjitha kjo nuk do ndodhte pa mbështetjen e Komisionit Europian, është një vizion bazuar në një strategji që e përgëzoj. Ndërveprimi me KE na ka ndihmuar shumë edhe me procesin e negociatave për anëtarësim. Si momente që përcaktojnë rritjen e nivelit të cilësisë në çdo sektor. Sigurisht BE është mekanizmi më i sofistikuar i mbështetjes dhe qenies sociale dhe zotëron rrjetin më të avancuar. Mësimet e marra në këtë proces janë përkthyer në një rezultat.

BE zotëron rrjetin më të avancuar të mbështetjes nga shteti nga sektori publik i familjeve, individëve , kategorive shoqërore që janë më vunerabël. Shumë faleminderit Silvio për mbështetjen, dhe falënderoj edhe përfaqësuesin e UNICEF, kemi nevojë për këtë bashkëpunim, nëse BE ka edhe lekët edhe mendjen, UNICEF nuk ka lek, por ka mendjen dhe zemrën." - u shpreh Rama.

4 Komente

  1. T
    Te te vije turp

    Po si more nuk u thoka shqiptari shqiptarit miremengjes edhe kur jane komshinj!??? Po nga i gjen keto brrockulla qe nxjerr nga goja ky hajvan. Ku e gjen te drejten te ironizoje popullin e tij duke e quajtur jo europian. Ndoshta ti Ram ke rrahur gruan, nenen, ke dhunuar njerezit me te afert! Ne kete kontekst je ne fakt shembulli negativ sesi nuk duhet te jete nje shqiptar! Por mikpritjen tone, dhe zemren tone se ka komb tjeter ne ballkan e me gjere! Dhe te te vije turp qe ironizon popullin tend. Ti je me pak europian nga te gjithe ne!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mileti

      Çka kërcen si me të prek me kar kah bytha,ashtu është ka thënë të vërtetën!

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ik ere legen

        Ndoshta ti milet je i tille. Ne per vete i thrmi miremengjes miredita e naten e mire njerezve. Ty edhe kur te te shkerdheje otren Rama do thuash kompetenti ka te drejte, moter qira jemi ne

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roja

          Po per ato pak gra ,qe s jane martuar dhe s kane asnje ndihme ?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje