Ministria e Shëndetësisë: 21 persona u paraqiten në spital të lënduar në protestë, 19 prej tyre policë

11 Shkurt 2026, 08:30Sociale TEMA
Ministria e Shëndetësisë: 21 persona u paraqiten në spital

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se gjatë orëve të mbrëmjes në Spitalin Universitar të Traumës dhe Spitalin Universitar “Nënë Tereza” janë paraqitur 21 persona.

19 prej tyre efektivë të Policisë së Shtetit, një deputet i Partisë Demokratike dhe një qytetar.

Në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë paraqitur 10  efektivë policie, deputeti B.N dhe një qytetar. Ata kanë marrë ndihmën mjekësore sipas protokolleve respektive, të pritur nga ekipi mjekësor multidisiplinar.

Pas trajtimit, 9 efektivë janë larguar nga spitali, sipas këshillave të mjekut dhe një prej efektivëve është dërguar në QSUNT në Shërbimin e Toksikologjisë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Gjithashtu, deputeti B.N, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm është larguar nga spitali me këshilla mjekësore.

Në SUT po trajtohet qytetari K.K jashtë rrezikut për jetën. Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 10 efektivë policie me probleme shëndetësore, kryesisht intoksikacione dhe djegie të gjymtyrëve.

Nga këta, 7 efektivë kanë marrë trajtim ambulator dhe kanë lënë ambientet e spitalit, ndërsa 3 të tjerë, për shkak të gjendjes shëndetësore, janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.

Stafi mjekësor dhe infermieror i Shërbimit të Urgjencës Polivalente dhe i Shërbimit të Djegie-Plastikës ka qenë në gatishmëri të plotë për përballimin e rasteve dhe ofrimin e kujdesit mjekësor sipas protokolleve përkatëse.

1 Komente

  1. D
    Dhe pa prezenc policie, protestuesit s'do ishin mē

    Berisha ēshtē aktiv, se e din qē do dēnohet me burg pēr kompleksin Partizani dhe 21 Janarin 2011, ndaj qē tē ketē sa mē shumē kujtime, debate,zēnka,souvenire, po bēn lēmsh jo vetēm fēmijēt dhe vetveten, por dhe tē gjithē ata dembel qē kērkojn njē vēnd tē rehatshēm nē politik pasi tē kthehen nē pushtet.Basha u tērhoq nga protestat, znj Kalaja gjithashtu, kreu i grupit parlamentar ështē sa pēr sy e faqe, Salianji qēndron nga fundi turmēs, kan ngelur dusa tē sēmur mendor qē i kan shndēruar protestat nē stērvitje ditore.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje