Përfaqësuesi i UNICEF: Investimi në kujdesin social, detyrim ndaj të drejtave të njeriut dhe investim i mençur në të ardhmen e Shqipërisë

11 Shkurt 2026, 12:05Sociale TEMA
Përfaqësuesi i UNICEF: Investimi në kujdesin social, detyrim ndaj

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri, Murat Sahin, ishte sot i pranishëm në eventin "Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve", ku u prezantuan 14 shërbime të reja sociale për fëmijët dhe nënat në nevojë, për fëmijë dhe të rritur me aftësi ndryshe, për të moshuarit, për gra dhe vajza viktima të dhunës, si dhe për fëmijëpa kujdes prindëror.

Sahin u shpreh se UNICEF qëndron krah për krah me Qeverinëe Shqipërisë dhe Bashkimin Europian në avancimin e një sistemimbrojtjeje sociale që pasqyron vlerat europiane dhe premtimin e Garancisë Europiane për Fëmijët, duke theksuar se Shqipëria është një pioniere rajonale në këtë fushë.

Ai renditi disa porosi për rrugën përpara, mes të cilave përmendinevojën që bashkitë të fuqizohen më tej nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë mes qeverisjes qendrore dhe asajvendore, ku Reforma Territoriale mund të luajë një rol të rëndësishëm. Gjithashtu, Sahin theksoi se në nivel lokalnevojitet një bashkëpunim më i ngushtë me organizatat e shoqërisë civile.

Sahin: Integrimi europian nuk ndodh vetëm nëpërmjetstrategjive kombëtare apo proceseve negociuese — ai zhvillohetçdo ditë në bashki, në qendra komunitare dhe në jetën e fëmijëve. Transparenca dhe llogaridhënia duhet të jenë në qendër të politikave. Ndërsa Shqipëria ecën më pranë BE-së, është thelbësore që sisteme të drejta dhe transparente të jenë në qendër të të gjitha politikave sociale. Investimi në kujdesinsocial është një detyrim ndaj të drejtave të njeriut dhe një investim i mençur në të ardhmen e Shqipërisë - duke forcuarkapitalin njerëzor, kohezionin social dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Nevojitet gjithashtu një koordinim më i mirë meslegjislacionit shqiptar dhe atij të BE-së në fushën e mbrojtjessociale.

 

Lini një Përgjigje